Fjalimi i lamtumires i Profetit Muhamed alejhi selam

DINJITETI NJERËZOR DHE DREJTËSIA

O njerëz, dëgjoni se ç’do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti!

O njerëz, frikësohuni Zotit dhe respektojeni arë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.

Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.

O njerëz, ju pashmangshëm dhe pakthyer do t’i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju thërrasë në përgjegjësi për veprat dhe punën e juaj.

O besimdrejtë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, të cilës duhet ecur.

Sendet që u janë dhënë në amanet ruani si të juajat dhe kthejani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin.

Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anu­lohen. Akuza e parë e cila anulohet është gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, të cilin të pafa­jshëm e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjak­marrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.

BORXHI/FAJDEJA DHE KAMATA

Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.

O besimdrejtë, faljani kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar rëndë All-llahun dhe të Dërgu­arin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, vazhdojani afatin e pagimit, ndërsa, nëse jeni në gjendje që t’ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.

O besimdrejtë! O njerëz! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, (ditën) në të cilën ju pret drejtësia absolute!

Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës…

O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore!

Frikësohuni All-llahut, nën ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe çdo moment jemi sa më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, Gjykatësin e Drejtë.

FAMILJA, MARTESA, FEMIJET, LIDHJET FAREFISNORE

Respektojeni farefisninë. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet, të cilat ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas si dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve!

Xhenneti është nën këmbët e nënës.

Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërsa xhelozia shpie kah përçarja në martesë.

Martohuni me ato, të cilat i doni, e kur Zoti me vullnetin e vet do t’ju bashkojë, atëherë respektohuni, duajuni dhe jetoni në dashuri dhe harmoni.

O bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri!

O besimdrejtë, largohuni ngatërresave dhe përgojimit!

Le të jenë të mallkuar në të dy botërat ata që u bëjnë shpifje grave të ndershme! Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë ose për amoral, e për këtë nuk munden t’i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje (shkopinj) dhe më asnjëherë mos u besoni, sepse janë të poshtër dhe të këqij!

Nëse ndjeni se ndaj grave të juaja ju është dobësuar dashuria, mos nxitoni (në shkurorëzim), por mendoni mirë, sepse All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri dhe të madh, me të cilin dëshiron t’ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë e juaja u janë dorëzuar në besë të Zotit, pra respektojeni o besimdrejtë, atë amanet të Zotit!

O njerëz, sot Djalli i mallkuar është i dëshpruar, sepse ka pësuar humbje dhe nuk mundet më të ndikojë në ju. Megjithatë, gjithnjë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla!

O besimdrejtë, kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet vetes trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.

Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë t’u lihet trashëgimtarëve testament, ndërsa si testament nuk mund të lihet

Read Previous

Cdo gje qe duhet te dini rreth namazit të Bajramit

Read Next

Lutja e Muhamed alejhi selam e thoshte shpesh kur hynte mengjesi dhe mbremja