Fjalet qe ndryshuan jeten e fallxhorit kur takoi Muhamedin alejhi selam

Drithëroi zemrat fjala:

💎”INEL HAMDE LI-LAH”. (إِنَّ الْحَمْدُ للهِ )💎

E dëgjojmë vazhdimisht këtë fjalë, por nuk i kushtojmë kujdes. Hutbet, ligjeratat, fjalimet shpeshherë fillojnë me këtë fjalë. Kjo fjalë (me përmbajtjen vijuese) ka dridhur shumë zemra. Atëherë, po rikujtojmë histori interesante!

Ubni Abbasi (radijAllahu anhu) tregon për ngjarjen e pranimit të Islamit nga Damadi (radijAllahu anhu).

Personi me emrin Damad El-ezdij vjen në Mekë, ky ishte fallxhor, hajmalixhi para islamit, i frynte njerëzve. Kur erdhi në Mekë i dëgjonte mendjelehtët e Mekës duke i thënë: Muhamedi (ﷺ) është çmendur. Dhe Damadi tha: “sikur të shkoj te ky njeri e ti fry, ndoshta Allahu do ta shërojë në dorë time.” Shkoi u takua me Muhamedin (ﷺ) dhe i tha: “A ke diçka me thënë, pra a ke ndonje fjalë për të fryme?”

Muhamedi (ﷺ) ia filloi bisedës me këto fjalë:

┈┈┈┈┈ ••✦✿✦•• ┈┈┈┈
💦 (إِنَّ الْحَمْدُ للهِ ) “ Falënderimi i takon Allahut.

💦 (نَحْمَدُه ونستعينُه ، ونستغفرُه ). Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.

💦 (ونعوذُ باللهِ من شرورِ أنفسِنا ، ومن سيئاتِ أعمالِنا)
Kërkojmë mbështetje tek Allahu nga të këqijat e shpirtit dhe të këqijat e veprave tona.

💦 (مَن يَهْدِهِ اللهُ فلا مُضِلَّ له ، ومَن يُضْلِلْ فلا هادِيَ له ،)
Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humb dhe atë që e humb, nuk ka kush që e udhëzon.

💦 (وأشهدُ أن لا إله إلا اللهُ وحدَه لا شريكَ له ، وأشهدُ أنَّ مُحَمَّدًا عبدُه ورسولُه .)
Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut, i Cili është i Vetëm dhe i pa shok, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.”
┈┈┈┈┈ ••✦✿✦•• ┈┈┈┈

Damadi po sa i dëgjoi këto fjalë nga goja e Muhamedit (ﷺ) kërkoj edhe një herë t’i përsërisë këto fjalë.

Pasi që i përsëriti fjalët Muhamedi (ﷺ), Damadi kërkoi edhe për herën e tretë. Tani Damadi ju drejtua Muhamedit (ﷺ) me fjalët:“Kam dëgjuar fjalët e priftërinjve, magjistarëve, poetëve, por kështu diçka nuk kam dëgjuar asnjëherë! O Muhamed, zgjate dorën se pranova Islamin:

LA ILAHE IL-LALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH.

Përshtati: Ulvi F.

Read Previous

Cdo femije duhet te lutet per prinderit e tij

Read Next

Kur zgjohesh nga gjumi mos harro thuaj këto lutje