Familja lumturia me e madhe qe e ndjek njeriun gjate gjithe jetes se tij

Familja,është epiqendra e shoqërisë.

Jeta familjare është e bazuar në sakrifica, besnikëri dhe dashuri mes njeri tjetrit.

Sistemi i familjes i vendos të drejtat e burrit, gruas, fëmijëve dhe të të afërmve në një ekuilibër të përsosur.

Ai ushqen tek individi bujarinë, dashurinë dhe sjelljet joegoiste në kuadrin e një familjeje të organizuar mirë.

Qetësia dhe siguria e ofruar nga një familje e stabilizuar ka vlerë të jashtëzakonshme dhe është thelbësore për anëtarët e saj.

Pa ekzistencën dhe përkrahjen e një familjeje të shëndoshë nuk mund të realizohet kurrë harmonia në një shoqëri.

Familja është sistemi më i vjetër shoqëror, të cilin e ka njohur njerëzimi.

Kur’ani tregon për ambientin e qetësisë, prehjes shpirtërore, të mëshirës dhe të dashurisë, të cilën e formon sistemi familjar dhe ai e bën këtë sistem një argument prej argumenteve të urtësisë, të fuqisë dhe të madhështisë së Zotit:

“Dhe nga shenjat (e madhështisë së) Tij është për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji i juaj palën (gratë) ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (30: 31).

Në familje ne lindim, jetojmë dhe vdesim. Prej familjeve të lumtura burojnë rrezet e lumturisë në mbarë shoqërinë njerëzore.

Prej familjes pra, fillojnë themelet e shëndosha ose jo të shëndosha të shoqërisë njerëzore.

Jeta bashkëshortore është themel i familjes, kurse familja themel i bashkësisë njerëzore.

Dashuria dhe harmonia në martesë dhe në familje ku çdo anëtar i familjes i përmbush detyrat e tij familjare, është kënaqësi e vërtetë dhe “XHENETI I KËSAJ BOTE”, në të cilën fitohet Xheneti i vërtetë i kesaj bote.

Joharmonia në familje rrjedh nga mungesa e vetëdijes për detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj familjes. Shkalla e ulët e edukatës morale, alkooli dhe jobesnikëria bashkëshortore, janë shkaktarët më të shpeshtë për shuarjen e vetëdijes familjare dhe në këto familje shikohet nje jete e veshtire dhe plot brenga.

Jeta bashkëshortore duhet të vendoset në themele të shëndosha, të përforcuara me dashuri e mirëkuptim të bashkëshortëve që shkon në interes të përbashkët edhe të pasardhësve dhe ardhmërisë së tyre të lumtur.

Respektimi i përbashkët i vlerave të martesës dhe besnikëria në mes bashkëshortëve janë elementet kryesore që e fuqizojnë paqen dhe harmoninë në jetën bashkëshortore.

Bashkëshorti është përgjegjës për familjen e tij. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Më i miri (më i dobishmi) prej jush është ai, që është më i miri për gruan (familjen e tij), e unë jam më i miri prej jush për familjen time”.

Ngase, në vullnetin e mirë, në fjalë të bukura dhe në veprime të njerëzishme askush nuk ka më shumë të drejtë se bashkëshortja e ndershme.

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kjo botë është kënaqësi dhe kënaqësia më e mirë e saj është gruaja e mirë. Kur e shikon atë, e gëzon, kur e urdhëron e dëgjon dhe, nëse nuk është i pranishëm, ia ruan nderin dhe pasurinë ”.

Sepse, bashkëshortja e tillë e çmon bashkëshortin e vet, e çmon punën, mundin dhe kujdesin e tij për familje. Ajo kujdeset për shtëpinë dhe i edukon fëmijët.”

Dihet se fëmija ka nevojë të domosdoshme për dashurinë prindërore; ajo e rrit, e frymëzon dhe i jep vullnet atij.

Kur’ani shpjegon se martesa ishte traditë e pejgamberëve:
“Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kishin gra e fëmijë…” (13: 38).

Read Previous

Muslimani i zbaton me perpikmeri urdhrat e Zotit (video)

Read Next

O Zot meshiroi prinderit e mi se ato u kujdesen per mua kur isha femije