Falendero Zotin kur zgjohesh nga gjumi per miresite qe ju ka dhene.

Është pyetur Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!): “Si je gdhirë ?
Tha: “Jam zgjuar mes dy mirësive të Allahut, nuk e di cila është më e mirë se tjetra: mëkatet që më ka mbuluar Allahu dhe nuk ka mundësi askush të më turpërojë për shkak të tyre, apo dashuria që Allahu ka futur në zemrat e robërve (ndaj meje), e që veprat e mia nuk e justifikojnë dashurinë e tyre (ndaj meje).”

Është pyetur Ibën El Mugireh: “O Ebu Muhamed, si je gdhirë?”
Tha: “U zgjuam të fundosur në mirësi, të pamundur në falënderim (që e meriton Allahu për gjithë ato të mira), Allahu po na dhuron të mira dhe mirësi të shumta edhe pse Ai është i Pasuri (el Ganij), nuk ka nevojë për ne, i Lartësuar është Allahu. Ndërsa ne i përgjigjemi me mëkate, megjithëse ne kemi nevojë të madhe për Të.”

Ibën el Kajimi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Sikur Allahu ta furnizonte njeriun (robin) me gjithë të mirat e botës dhe pasurinë që ka në të, dhe thotë ELHAMDULILAH (lëvdatat dhe falënderimet i takojnë Allahut ), shprehja e fjalës elhamdulilah do të jetë inspirim nga Allahu dhe mirësi më madhore sesa kjo botë dhe çfarë ka në të.”

Shuajb Rexha

Read Previous

Kjo eshte mrekullia e vertete.

Read Next

Një hadith madhështor, i cili përmbledh identitetin, moralin dhe karakterin e muslimnit të vërtetë!