Eshte koha per tu penduar.

0
1264

Allahu i Madhërishëm thotë: “O ju që keni besuar, pendohuni të Allahu me një pendim të sinqertë”.
(Et’Tahrim:8)

Pejgamberi ynë, Muhamedi – alejhi salatu ve selam – thotë: “O ju njerëz pendohuni te Allahu dhe kërkoni falje nga Ai, ngase unë e bëjë një gjë të tillë me tepër se 100 herë në ditë .”
(Transmeton Muslimi)

Dijetari i njohur, Ibën Tejmije – Allahu e mëshiroftë – thotë:
“Pendimi nga veprat e mira është disa llojesh:

1.Pendimi dhe kërkim falja për shkak të mangësive (në punët e mira).

2. Pendimi nga ajo vepër që njeriu e ka bërë duke e menduar si vepër të mirë; si për shembull: gjendja e novatorëve në fe.

3. Pendimi nga vetëpëlqimi i njeriut me punën e tij, dhe se ajo është për shkak të shkathtësisë së tij, ndërkohë që e harron mirësinë e Allahut, i Cili i dha forcë e vullnet në kryerjen e asaj vepre”.
“El-Fetaua” (11/687).

Pra, pasi që ne duhet të reflektojmë e të pendohemi në kohë krizash, edhe për disa punë “të mira”…

ATËHERË SI QËNDRON PUNA ME PENDIMIN NGA MËKATET ME TË CILAT JEMI TË PERLYER NATË E DITË!

A ka kush që MEDITON!!!
Dr.Gazmend Mehmeti