Endrra e banorëve të Xhenetit

0
476

Në xhenet ka gjithcka që e kërkon shpirti dhe të kenaq syrin. Nuk lakmon (dëshiron) robi dicka vetëm se do ta arrijë atë dhe nuk i shkon dicka nëpër mend vetëm se i paraqitet përpara duarve të tij. Dëshirat e banoreve te Xhenetit janë shumta dhe kenaqesite e tyre të lloj-llojshme. Prej tyre mund të përmendim:

NJË BURRË QË DO TË MBJELLË: Njeriu në dynja e lodh veten në bujqësi duke lëruar e duke u kujdesur për të mbjellat, që të jetojë dhe të ushqejë femijet e tij. Për këtë arse ai perballon lodhjen dhe vapën. Në Xhenet ai do të jetë ne kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj, mes të mbjellave dhe nje vendi të nderuar. Në këtë gjendje ai nuk ka nevojë për të mbjellé ose punuar tokën. Cili është refimi i tij?

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon: “Një dite, i Dërguari Allahut (salAllahu alejhi ue selem) po ju fliste sahabëve dhe në mesin e tyre ndodhej një beduin. Gjatë bisedës Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) tha: “Një nga banorët e Xhenetit do t’i kerkojë Allahut që ta lejojë për të kultivuar tokën. Allahu do ti thotë: A nuk po jeton në kënaqësitë që do?! Ai do t’i thote: Po, por më pëlqen kultivimi. (Pas lejes) ai do të mbjelle farat. Bimët do të rriten sa male?” e do të pigen gati, për t’u vjelë për një çast, sa hap e mbyll sytë. Pastaj Allahu do ti thote: O biri i Ademit! Merre (e mblidhe) prodhimin; asgje nuk të ngop ty. ” Pasi dëgjoi këtë tregim (histori), beduini që ishte ulur midis sahabëve tha: “O i Dërguar i Allahut. Ky njeri duhet të jetë ose nga kurejshitët (e shperngulur në Medine), ose nga ensarët (medinasit), sepse ata janë bujq, kurse ne nuk jemi bujq.- Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) qeshi.” Transmeton Buhariu