Edukata e kryerjes së nevojave fiziologjike!

0
2404

Edukata e kryerjes së nevojave fiziologjike!

1. Dhikri para hyrjes në vendin e kryerjes së nevojave fiziologjike.

2. Mosdrejtimi kah kibla gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike(këtu bën përjashtim banjot që janë në shtëpi ose në banesa).

3. Moskthyerja e shpinës të kibles gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike(gjithashtu edhe këtu bën përjashtim banjot që janë në shtëpi ose në banesa).

4. Moskryerja e nevojës së vogël kah ana në të cilën fryen era (në mënyrë që mos të stërtpiket nga pikat e urinës).

5. Urrehet të flitet(qoftë dhikër apo diçka tjetër) në vendet ku kryhen nevojat fiziologjike apo gjatë kryerjes së tyre, pos në ndonjë rastë të patjetërsueshëm.

6. Mosprekja e organeve gjenitale me dorën e djathtë, qoftë larja apo thjeshtë prekja e tyre.

7. Moskryerja e nevojave fiziologjike në vendet ku ecin apo ku pushojnë njerëzit.

8. Moskryerja e nevojave fiziologjike në ujë, nëse ai është i dobishëm për të pirë apo për pastrim.

9. Mosurinimi në vendet ku njerëzit marrin abdes apo ku ata pastrohen.

10. Moskryerja e nevojave fiziologjike në xhami apo në vendet ku falin njerëzit namazin.

11. Moskryerja e nevojave fiziologjike në varreza.

12. Fshehja prej njerëzve gjatë kryerjes së nevojave fiziologjike.

13. Pëlqehet që ai cili e largon papastërtinë e nevojës së madhe me gurë, ta bëj qiftë (3,5,7, etj).

14. Nuk lejohet pastrimi pas kryerjes së nevojës së madhe të bëhet me ushqim, eshtra dhe me nevoja të ndonjë kafshe.

15. Dhikri pas daljes nga vendi ku kryhen nevojat fiziologjike.

16. Larja e duarve me sapun apo diç tjetër pas daljes nga vendi ku kryhen nevojat fiziologjike.

Suad Shabani