Dy gjëra të fusin në Xhennet + 2500 sevape shumë lehtë!

0
597

Dy gjëra të fusin në Xhennet + 2500 sevape shumë lehtë!
“Dy cilësi, apo dy vepra, nuk i ruan ato ndonjë musliman vazhdimisht veçse do të hyjë në Xhennet. E ato janë të lehta, por pak veprojnë me to. Të bëjë tesbih (të thotë subhanallah) 10 herë pas çdo namazi, ta falënderojë Allahun 10 herë (duke thënë: elhamdu lil lah), dhe ta madhërojë Atë 10 herë (duke thënë: Allahu ekber, Allahu është më i Madhi). Këto janë 150 në të shprehur (me gjuhë), dhe 1500 në peshore.

Dhe të bëjë tekbir përpara se të flejë 34 herë, të thotë elhamdulilah 33 herë, dhe të bëjë tesbih 33 herë. Këto janë 100 me gjuhë dhe 1000 në peshore. Thotë (Abdullah bin Amri) : E pashë të Dërguarin e Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – t’i numëronte ato me dorën e tij.
I thanë: O i Dërguari i Allahut: Si janë të lehta por pak janë ata që i veprojnë?

Tha: I vjen ndonjërit prej jush – dmth shejtani – dhe e bën ta zejë gjumi përpara si t’i thotë ato, dhe i vjen në namaz dhe i kujton diçka dhe harron t’i thotë ato.”

E saktësoi Albanij në “El kelimut tajjib” (Fjala e mirë).

Emin Bilali