Dy gjëra të cilat nuk i dëshirojnë në këtë botë ata të cilët do të jenë banorë të Xhennetit në botën tjetër.
Allahu i Lartësuar thotë:”Xhennetin e kemi bërë për ata të cilët nuk e dëshirojnë lartësimin në Tokë (mendjemadhësi e ngritje mbi të tjerët dhe ndaj të vërtetës) dhe gjynahet. Për të tillët është ky përfundim i mirë.” el Kasas, 83
Komentuesi i famshëm i Kuranit, Abdurrahman ibn Naasir es Si’idij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në komentin e këtij ajet:
“…’nuk kanë dëshirë…’ e si është çështja e atyre të cilët punojnë për lartësim në Tokë ndaj njerëzve dhe për mendjemadhësi ndaj tyre dhe ndaj të vërtetës.”
më tej thotë:”Ata të cilët nuk kanë dëshirë dhe synim lartësimin në Tokë dhe gjynahet medoemos dëshira e tyre është vetëm për Allahun, synimi i tyre është bota tjetër, realiteti i tyre është thjeshtësia ndaj robërve të Allahut, nënshtrimi ndaj të vërtetës dhe bërja e veprave të mira.”
Anis Agovi