Duaja që duhet të bëj muslimani ndaj pertacisë

0
978

“اللهم إني أعوذ بك من الكسل”
“Zoti im më ruaj nga përtacia” (Muslimi) (prej duave të mbrëmjes të cilat besimtari është porositur t’i thotë vazhdimisht).

Një fe që të mëson të kërkosh mbrojtje nga përtacia si një e keqe nga e cila duhet të ikësh, është tregues se kjo fe nxit për punë.

Punë për të jetuar me dinjitet ato ditë që do jetosh në këtë botë, dhe të jesh ndihmë edhe për të tjerët.

Dhe punë që të ndërtojnë përjetësinë tënde, dhe ta pastrojnë shpirtin tënd për takimin me Allahun, e ushqejnë shpirtin dhe e fisnikërojnë atë, madje i dhurojnë atij lumturi që në këtë botë.

Këtë e kupton më së miri ai që fal namazin.

Dhe ai që i lutet Allahut duke e ditur se Ai është afër. (I vëmendshëm ndaj robit, e dëgjon atë, ja di gjendjen, e shikon.) Dhe ai që jep ndihmesën e tij (e çfarëdo forme qoftë) ndaj krijesave.

Emin Bilali