Duaja qe bente Profeti Muhamed alejhi selam kur binte shi

0
558

Transmeton Buhariu (974) nga Aishja radijAllahu anha se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kur shihte shiun thoshte:
اللَّهُمَّ صَيبِّاً نافعًا
“Allahumme sajjiben nafian – O Allah! Bëje shi të dobishëm!”
Përderisa shiu ndodh të jetë i dobishëm ose i dëmshëm, ishte prej traditës së Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem se kur shihte shiun i lutej Allahut të Lartësuar që ta bënte atë (shiun) të dobishëm dhe jo të dëmshëm.

Dobitë që përfitohen nga hadithi:

E para: Pëlqyeshmëria e bërjes së kësaj lutjeje kur bie shi’.

E dyta: Vetëm njerëzit e prishur nuk u frikësohen të papriturave të Allahut.

E treta: Kujdesi i Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në mësimin e umetit të tij dhe kujdesi i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ta.

E katërta: Shiu mund të jetë i dobishëm kur është mëshirë nga Allahu i Madhëruar dhe i dëmshëm kur është dënim.

E pesta: Sa herë që shtohet dhe forcohet besimi i njeriut, atij i shtohet dhe frika ndaj Allahut të Lartësuar.

Unejs Sheme