Ditët më të mira të kësaj jete po vijnë, andaj përpiqu fort!

0
984
Nuk ka ditë më të vlefshme se dhjetëditëshi i parë i DhulHixhxhes.
Andaj, çdo vepër të mirë që ke mundësi ta veprosh, kryeje atë:
përmende Allahu, lute Atë, lexo Kuran, përsiat e reflekto, bëju mirë prindërve, vizitoji të afërmit, bëju mirë fqinjëve, jep lëmoshë me të gjitha llojet e saj.
Vepro çdo gjë që është brenda mundësive tua:
shkrime rreth fesë, përhape dijen fetare, posto gjëra të dobishme, inkurajoji njerëzit drejt kryerjes së mirësive. Mos lë të mangët asgjë, o rob i Allahut!
Grumbullo çdo gjë që e ke brenda mundësive: namazin e natës, namazin e duhasë, lloje të ndryshme të adhurimeve vullnetare, shko më herët se zakonisht në xhami, pas faljes së namazit, rri në xhami (nëse mundesh) deri në namazin e radhës, mundohu ta përfundosh leximin e Kuranit brenda këtyre dhjetë ditëve, agjëro nëntë ditët e para, apo disa prej tyre.
Pra, kryeje çdo vepër të mirë që mundesh. Nuk ka ditë më të vlefshme se këto!
 P. Perçuku