Dhikri sjell shumë mirësi dhe largon fatkeqësitë

0
2179

Dhikri sjell shumë mirësi dhe largon fatkeqësitë me të cilat njeriu do të goditej

Nuk ka gjë që i sjell mirësitë dhe dhuntitë e Allahut, si dhe e largon dënimin dhe ndëshkimin e Tij, sesa dhikri. Allahu thotë: “Allahu, në të vërtetë, i mbron besimtarët.” Haxh 38.

Dijetarët kanë thënë se mbrojtja e Allahut ndaj besimtarit është në varësi të besimit të tij.

Sa më i plotë që është besimi, aq më e madhe do të jetë mbrojtja e Allahut ndaj tij. E ajo gjë që e forcon besimin është dhikri.

Sa më i plotë besimi, aq më i shumtë do të jetë edhe dhikri. Sa më shumë që njeriu e beson Allahun, aq më shumë do ta përmendë Atë. E sa më shumë që e përmend Atë, aq më e madhe do të jetë mbrojtja ndaj tij. E kur njeriu mangëson në njërën prej këtyre, pakësohet edhe mbrojtja e Allahut ndaj Tij.

Allahu është afër atij që e përmend Atë dhe është me të

Allahu është afër të gjitha krijesave me dijen, shikimin dhe dëgjimin e Tij.8 Dhe me disa prej krijesave ka një “afërsi” të veçantë: pra që Allahu i do ata, u ndihmon, u jep sukses, i bën të dashur të Tij etj.

Allahu thotë: “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” Nahl 128.

Dhe: “Allahu është me të durueshmit.” Bekare 249.

Dhe: “Vërtet, Allahu është me punëmirët!” Ankebut 69.

E atij që e përmend Allahun i takon hisja më e plotë në këtë. Allahu thotë në hadith kudsij: “Unë do të jem me robin Tim për aq sa më përmend Mua dhe buzët e tij lëvizin me përmendjen Time.” Buhariu, imam Ahmedi, Ibn Maxheh.

Bazuar në librin “Fikh el ed’ijeh uel edhkar” të shejkh AbduRrezak el Bedër