Dhikri është shkak që Allahu t’i vërtetojë fjalët e përmendësit të Tij

0
277

Dhikri është shkak që Allahu t’i vërtetojë fjalët e përmendësit të Tij

Kur njeriu e përmend Allahun përmes Cilësive që tregojnë Madhështinë dhe Përsosmërinë e Tij, atëherë patjetër se Ai do t’ia vërtetojë ato fjalë. E kur Ai i vërteton fjalët e tij, kjo tregonse ai nuk do të ringjallet në Ditën e Gjykimit me gënjeshtarët, por me ata që e kanë thënë të vërtetën.

Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem thotë: “Kur njeriu thotë “La ilahe ilAllah, Allahu ekber”, Allahu i Lartësuar thotë: “Të vërtetën e thotë robi Im. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje dhe Unë jam më i Madhi.

Kur njeriu thotë: “La ilahe ilAllahu wahdehu”, Allahu thotë: “Të vërtetën e thotë robi Im. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje dhe Unë jam i Vetmi.

Kur njeriu thotë: “La ilahe ilAllahu wahdehu la sherike leh”, Allahu thotë: “Të vërtetën e thotë robi Im. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje dhe Unë nuk kam ortak/rival.

Kur njeriu thotë: “La ilahe ilAllahu lehul Mulku we lehul hamdu”, Allahu thotë: “Të vërtetën e thotë robi Im. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje, Mua më takon i gjithë Sundimi dhe i gjithë Lavdi.

Kur njeriu thotë: “La ilahe ilAllah, la hawle we la kuwwete ila bilah”, Allahu thotë: “Të vërtetën thotë robi Im. Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Meje dhe nuk ka ndryshim dhe forcë veçse përmes Meje.” Ibn Maxheh, Tirmidhiu.

Bazuar në librin “Fikh el ed’ijeh uel edhkar” të shejkh AbduRrezak el Bedër