Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë: “Kush thotë pas namazit të sabahut – me këmbë të palosura, përpara se të flasë: ‘La ilahe il lall llahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumitu, bi jedihil khajr, ue hue ala kul li shej’in kadir’ dhjetë herë, Allahu do t’i shkruajë 10 shpërblime, dhe do t’i fshijë 10 gjynahe, dhe do ta ngrejë në 10 grada, dhe me çdonjërën prej tyre do të shpërblehet sikur ka liruar një rob, dhe atë ditë do të jetë i mbrojtur nga çdo gjë e urryer, dhe i mbrojtur prej shejtanit. Dhe nuk do t’i lejohet ndonjë gjynahu që ta arrijë atë, në atë ditë, përveç idhujtarisë ndaj Allahut të Lartmadhëruar.”
Nesaij, etj. Hadithi është Hasen.
Dhe ka thënë – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Kush thotë: ‘’La ilahe il lall llahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu, juhji ue jumitu, ue hue ala kul li shej’in kadir’ dhjetë herë pas akshamit, Allahu do t’i dërgojë engjëj që do ta mbrojnë atë nga shejtani i mallkuar derisa të gdhijë, do t’i shkruajë me to 10 shpërblime, dhe do t’i fshijë 10 gjynahe shkatërruese, dhe janë të barazvlefshme me lirimin e 10 robërve besimtarë”
Nesaij dhe Albanij – Allahu i mëshiroftë – e ka konsideruar Hasen (i mirë).
Shiko: “Subulus selam” i San’anit, 2/261. Me saktësim të Muhammed Hal-lak.
(Kuptimi i këtij dhikri: Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë veç Allahut, Ai s’ka ortak, e Tij është mbretëria, Atij i takon i gjithë lavdi, Ai ngjall dhe vdes, në dorë të Tij është mirësia, dhe Ai ka i mundësi për gjithçka.)
Emin Bilali