Dhe pak dite na ndajne nga Ramazani. Hapen dyert e Xhenetit, qiellit, mëshirës.

0
856

Në Ramazan hapen dyert e Xhenetit, qiellit, mëshirës.

Shejkh Salih el Usajmij, Allahu e ruajtë:

‘’Më pas autori (Shejkh ibn Baz) përmend se Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, i informonte shokët e tij se Muaji i Ramazanit:

‘’Është muaj në të cilin hapen dyert e mëshirës dhe dyert e Xhennetit, mbyllen dyert e Xhehenemit, lidhen shejtanët’’

Këto fjali janë përmendur në disa hadithe të ndryshme të sakta nga Profeti, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të.

  • Dyert të cilat hapen në Ramazan janë përmendur në hadithet profetike në tre kategori:

E para: Hapja e dyerve të Xhennetit. Ky është trasmetimi i saktësuar nga Buhariu dhe Muslimi.

E dyta: Hapja e dyerve të qiellit. Ky është trasmetimi i veçantë i Buhariut.

E treta: Hapja e dyerve të mëshirës. Ky është trasmetimi i veçantë i Muslimit.

Ka prej dijetarëve të cilët kanë thënë se lloji i dytë dhe i tretë janë trasmetim me kuptim (jo fjalë për fjalë) dhe ajo tek e cila është ruajtur teksti origjinal është e para. Ky është konkluzioni i Ebi Fedhl ibnul Haxher, Allahu e mëshiroftë dhe ky është më e përshtatshmi (i cili i përfshin edhe dy llojet tjera).

Edhe po të biem dakort me saktësinë e këtyre dy termave sërish kthehen tek e para, hapja e dyerve të Xhennetit.

  • Përsa i përket hapjes së dyerve të qiellit është për qëllim me këtë ngritja e veprave të agjëruesve dhe pranimi i tyre. Allahu i Lartësuar thotë:

‘’Tek Ai ngriten fjala e bukur dhe vepra e mirë dhe pranohen…’’ (Fatir, 10)

  • Ndërsa hapja e dyerve të mëshirës thuhet në dy kuptime:

Njëri prej tyre: Sukses i dhënë nga Allahu për kryerjen e veprave të ndryshme të mira.

Tjetri: Hapja e dyerve të Xhennetit.

Kuptimi i parë lidhet me dunjanë ndërsa i dyti me ahiretin.

Dhënia e suksesit për të bërë vepra të mira është hapja e dyerve të mëshirës në dunja ashtu siç thotë njeriu kur hyn në xhami: ‘’O Allah mi hap mua dyert e mëshirës Tënde!’’sipas hadithit të trasmetuar tek Sahihu i Muslimit.

Hapja e këtyre dyer për të duke ju dhënë sukses prej Allahut për të kryer vepra të mira çon në hapjen e dyerve të mëshirës në ahiret, dyerve të Xhennetit. Allahu na bëftë ne dhe ju prej banorëve të tij!’’

Shpjegimi i ”Vlera e agjërimit të Ramazanit dhe namazit të natës” i Shejkh bin Bazit.

Anis Agovi