Detyrat në shtëpinë bashkëshortore

0
1132

Detyrat në shtëpinë bashkëshortore

Më kryesorja në këtë temë janë detyrat në shtëpinë bashkëshorore, aty ku të dy bashkëshortët lundrojnë në një barkë në detin e jetës, ndërsa jeta është si një det i trazuar me valë, në të cilin ka erëra të lehta dhe të forta, ka çaste gëzimi dhe pikëllimi, ka hidhërim dhe kënaqësi, prandaj anija ka nevojë për bashkëpunimin mes atyre që lundrojnë në të, për të marrë masat e sigurisë në të, në mënyrë që bashkëshortët të lundrojnë rehat, të lumtur dhe të sigurtë deri në stacionin e fundit.

E lusim Allahun që ai stacion të jetë xheneti, në të cilin bashkohen bashkëshortët, siç u bashkuan në këtë jetë!

Ky rrugëtim në këtë jetë ka nevojë që bashkëshortët të kuptojnë hollësisht detyrat mes tyre, sepse këto detyra në Islam qëndrojnë mbi afrimin tek Allahu, ku zbatimi i tyre është një çështje me të cilën njeriu shpreson shpërblimin nga Allahu.

Të kini zemër falënderuese, gjuhë përkujtuese dhe grua besimtare e cila ndihmon në çështjen e ahiretit!” Tirmidhiu, Ahmedi, saktëson shejh Albani.

Tri gjëra t’i ofrojnë ty të gjitha të mirat: zemra falënderuese, gjuha e cila e përmend Allahun dhe një grua e zgjedhur dhe fetare që të ndihmon në gjërat e ahiretit. I dërguari thotë:

“Kjo botë është një plaçkë, e më e mira e saj është një grua e devotshme.”

Muslimi, 1467.

DETYRAT MES BASHKËSHORTËVE
Dr. Sulejman Ruhejli