Bashkëshorti është drejtuesi i anijes, mbikëqyrësi i shtëpisë, prandaj sikurse që ka detyra ndaj tij, edhe ai ka detyra ndaj të tjerëve.
Bashkëshorti musliman i afrohet Allahut duke kryer detyrat ndaj bashkëshortes. Ai i kryen detyrat ndaj saj sepse është përkujdesësi i saj. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë:
“Çdo njëri nga ju është përkujdesës dhe përgjegjës për kopenë e vet, pushtetari është përkujdesës dhe përgjegjës për popullin e vet, burri është përkujdesës dhe përgjegjës për shtëpinë e vet.” Buhariu dhe Muslimi.
Burri i mirë e di se i është lënë nën përkujdesje gruaja e tij dhe ai është përgjegjës për të, andaj bën përpjekje që të jetë i sinqertë dhe që t’i kryejë detyrat ndaj saj. Ai e di se kjo është devotshmëri ndaj Allahut, i Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë:
“Frikësojuni Allahut në lidhje me gruan!”Muslimi.
Burri i mirë i kryen detyrat ndaj bashkëshortes, sepse e di se kjo është porosi e të Dërguarit, andaj ka drojën se mos po e humbet porosinë e të dashurit, të dërguarit dhe prijësit të tij, i cili ka thënë:
“U porosis të silleni mirë me gruan!”Muslimi, Ebu Davudi.
Burri i mirë dhe i bekuar i kryen detyrat ndaj gruas sepse e di se ajo është nën përgjegjësinë e tij. Kush ia la nën përgjegjësi atë? Allahu, Zoti i qiejve dhe tokës. I Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë:
“Ju i keni marrë ato me besën e Allahut.” Muslimi, Ebu Davudi.
Bashkëshorti i bekuar musliman nuk i kryen detyrat ndaj bashkëshortes si kompensim ndaj të mirave të saj, por i kryen si detyrë ndaj saj, sepse ai është përgjegjës për të para Allahut. Për këtë, ne burrat duhet t’i mësojmë detyrat ndaj grave tona, t’ua mësojmë bijve tanë, në mënyrë që të kryejmë përgjegjësinë tonë.
Dr. Sulejman Ruhejli