Nje dite, Umeri radijallahu anhu ishte ne mesin e shokeve te tij dhe u tha:Shprehni cfare do deshironit?
Njeri nga ata tha: Do deshiroja te kisha kete shtepi plot me flori dhe ta jepja sadaka ne rruge te Zotit. Tjetri tha: Do deshiroja ta kisha kete shtepi plot me margaritare dhe perla dhe ta jepja sadaka ne rruge te Zotit.
Umeri u Tha: Vazhdoni, shprehini deshirat që keni! Ata Thane: Nuk dime c`te themi tjeter o prijesi i besimtareve.
Umeri radijallahu anhu tha: Ndersa une do te deshiroja te kisha prane vetes BURRA si shembulli i Ebu Ubejdes, Muadh bin Xhebelit, Salimit, tek te cilet mbeshtetem per te lartesuar fjalen e Allahut.
Transmetohet me isnad hasen tek Fedailu es-sahabeh 2/740,te imam Ahmedit(sipas gjykimit te shejh Uesijullah Abasit), el Mustedrak 3/252,Ibn Sa`di 3/220, Ebu Nuajmi ne el Hiljeh 1/102, etj Dhehebiu ka thene: Eshte sipas kushtit te Buhariut dhe Muslimit