Dëmet që mund të shkaktojë mësyshi

0
1774

Mësyshi mund të shkaktojë dëme të madha, gjë që shumë njerëz nuk e besojnë, por është realitet. Syri i keq mund të bëjë që ai i cili ka rënë mësysh të ngjitet në një mal të lartë e të rrëzohet, siç ka bërë të ditur Pejgamberi a.s. në një hadithë të vërtetë. Ibni Bazi, një dijetarë i shquar , ka rrëfyer se një burrë mori mësyshë një ndërtesë në qytetin e Rijadit dhe në atë moment ndërtesa u shemb. Albani, një studiues hadithi i shquar me origjinë nga Shkodra, tregon se në vegjëli në qytetin e Shkodrës kishte parë një burrë që u hidhte shikimin veshave të rrushit dhe i lëshonte në tokë.

Madje ka njerëz që i lëshojnë shikimin kafshës dhe e plasin në vend. Ka raste që për shkak të rënies mësysh njeriu mund të humbë vetëdijen, mund të paralizohet, mund t’i dhëmbë koka etj. Ëshë fakt që shqetësimet shëndetësorë që shkaktohen nga mësyshi janë më të përhapura sesa ato që vijnë nga magjia apo prekja prej xhindit.

Problemet vë vijnë na mësyshi nuk janë vetëm shëndetësore, por mund ta prekin njeriun në të gjitha fushat e jetës dhe të aktivitetit të tij, madje mësyshi mund t’i shkaktojë probleme dhe në familje dhe pasuri.

Por në asnjë rast mësyshi apo magjia, nuk duhet të shërbejë si justifikim për dështimet dhe pasivitetin në jetë. Na asnjë rrethanë njeriu nuk duhet të ndërpritet nga puna dhe aktivitet e ndryshem për shkak të mësyshit apo magjisë.

Përkundrazi, identifikimi i problemeve të tilla duhet të shërbejë për t’iu mbështetur më shumë Allahut, për t’i bërë më shumë lutje e ibadet Atij, për të lexuar më shumë Kuranë, për të hequr dorë nga gjynahet. Pas identifkimi të një problemi të tillë, njeriu nuk duhet të ndërpritet nga puna dhe aktivitet, por duhet të bëhet akoma më aktiv dhe më i zhdërvjellët.

Çfarë duhet të thuash nëse shikon diçka që të pëlqen tek vetvetja, ose tek fëmija dhe familja jote, ose tek pasuria jote, ose tek një tjetër, në mënyrë që të mos e marrësh mësysh?

Të bësh lutje Allahut për më shumë mirësi e begati, duke thënë: ‘Barekellahu’, ose të thuash: “Mashaallahu”.