Pasi shpjegon pesë gjykimet fetare: detyrë, e pëlqyeshme, e lejuar, e ndaluar dhe e urryer, shejkh Mesh’hur Hasen në shpjegimin e “Metnul uerakat” thotë: “Shokët e të Dërguarit të Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – nuk bënin dallim në veprat e tyre mes detyrimit dhe të pëlqyeshmes, dhe në veprat nga të cilat largoheshin mes të ndaluarave dhe të urryerave, por ishin të drejtuar drejt botës tjetër plot vullnet dhe zell. Ata shikonin se kë po kundërshtonin dhe nuk shikonin në vogëlsinë e gjynahut. Ata vepronin atë që i afronte me Zotin e tyre – të Lartmadhëruar – dhe i braktisnin gjërat që i largonin prej Tij – të Patëmetit. Edhe pse besimi i tyre dhe në mendjet e tyre ishte i qartë dallimi mes detyrimeve dhe të pëlqyeshmeve në njërin krah, dhe të urryerave e të ndaluarave në krahun tjetër si përfytyrim teorik. Sepse e pëlqyeshmja ka forma të caktuara të të shprehurit, e po ashtu edhe urdhri. Kështu i Dërguari i Allahut – sal lall llahu alejhi ue sel lem – i urdhëronte shokët e tij dhe ata thoshin: “por jo në formë të prerë”, dhe i nxiste për diçka e në fund u thoshte: “Për atë që dëshiron”.
Këto janë argumente se ata bënin dallimin në përfytyrim mes detyrimit dhe të pëlqyeshmes, por – gjendja e tyre dhe realiteti i tyre praktik – ishte se ata tregoheshin të kujdesshëm për çdo gjë që e kënaqte Zotin e tyre – të Madhëruar e të Lartësuar.”
“Et tahkikat… ala metnil uerakat…” 80.
Ata ishin ashtu siç i përshkruan Zoti i botëve në Kuran: “Dhe thanë: ‘Dëgjuam dhe u bindëm’” (Bekarah: 285) Dhe kur i Madhëruari ju drejtua atyre me gjykimin përfundimtar të ndalimit të alkoolit me fjalët: “A po i jepni fund?” (Maideh: 91) Ata thanë: I dhamë fund o Zot ynë!
E kur Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – i urdhëronte të merrnin një pengesë (sutre) kur të faleshin, dhe të mos faleshin veçse drejt saj, ata bindeshin dhe faleshin drejt një pengese, e nuk filozofonin duke thënë: “Kjo është sunet”.
E atij që thotë kështu, i thuhet: Ani pse është sunet, (po supozojmë se është ashtu), kaq i panevojshëm je për sunetet ti?! Apo pret që të zbatosh një herë farzet pastaj sunetet?! (Siç u vjen shejtani me një tjetër mashtrim). Dhe nuk e di i pavëmendshmi se sunetet ndihmojnë farzet dhe i plotësojnë ato, dhe se në Ditën e Gjykimit do të bëhet pishman për çdo vepër që e ka zvogëluar rëndësinë e saj. Ndërsa në këtë botë kjo është ajo që bën dallimin mes atyre robërve që Allahu ua trashëgoi tokën dhe çka në të, ndërsa ne na bëri plaçkë lufte që shpërndahet!
Allahu na përmirësoftë gjendjet dhe na bëftë ta kuptojmë fenë ashtu siç duhet!