Kur shpirti pushon tek Allahu dhe qetësohet duke e përmendur Atë, pendohet tek Ai, mallëngjehet për Të, qetësohet me afrimin tek Ai dhe ky është shpirti i qetë.
Këtij shpirti i thuhet në momentet e vdekjes:
“O ti shpirt i qetësuar! Kthehu tek Zoti yt, ti i kënaqur me Atë dhe Ai i kënaqur me ty!”(El-Fexhr, 27-28)
Ibn Abazi -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- thotë: “Shpirti i qetë është shpirti i bindur.”
Katadja thotë: “Ky është besimtari që i qetësohet zemra me premtimin e Allahut.”