Pyetja e 1-rë: Cili është gjynahu më i madh tek Allahu i Lartmadhëruar?
Përgjigjja: Gjynahu më i madh tek Allahu i Lartmadhëruar është shirku (t’i shoqërosh Zotit dikë tjetër në adhurim), ashtu siç Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ﴾ [لقمان: 13]
{E (tregoju) kur Llukmani i tha birit të vet, duke e këshilluar: “O biri im, mos i shoqëro (asgjë) Allahut, pasi vërtet shirku (shoqërimi i diçkaje Allahut) është padrejtësi shumë e madhe!”} (Lukman:13).
Ndërsa kur i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – është pyetur:
«أي الذنب أعظم؟ قال أن تجعل لله نداً وهو خلقك »
«Cili është gjynahu më i madh? Tha:“T’i shoqërosh shok Allahut, ndërkohë që Ai të krijoi.» (Mutefekun alejhi)
Marrë nga libri:
“Mësoje Besimin tënd prej Kuranit dhe Sunetit autentik”
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani