Cila është gjëja më mirë që i është dhënë njeriut?

0
1698

Hubejb Ibn Xhelab, thotë:

E pyeta Abdullah Ibn Mubarekun rahimehullah, për gjënë më të mirë që i është dhënë njeriut?

Ai tha: Mençuria e thellë.

Pastaj i thash:

Në qoftë se nuk e ka këtë?

Ai tha: Sjellja e mirë.

Pastaj i thash:

Nëse ai nuk ka këtë?

Ai tha: Vëllai i cili e udhëzon në rrugë të drejtë.

Pastaj i thash: E nëse nuk e ka këtë?

Ai tha: Heshtja e gjatë.

Pastaj i thash:

Në qoftë se ai nuk e ka as këtë?

Ai tha: Vdekja e shpejtë.

Suad Shabani