Cila është arsyeja, që njeriu edhe pse e vendos alarmin për sabah, vetëm zgjohet, e ndal alarmin dhe e vazhdon gjumin?

0
862

Cila është arsyeja, që njeriu edhe pse e vendos alarmin për sabah, vetëm zgjohet, e ndal alarmin dhe e vazhdon gjumin?
• Përgjigja:
Shkak për këtë është, mos vendosja e sinqertë për t’u zgjuar për kohën e sabahut kur bie alarmi! Sepse, sikur të kishte vendosshmëri të sinqertë, do të zgjohej.
Njeriu, kur ka ndonjë orar për t’u takuar me ndonjë person të caktuar dhe e vendosë alarmin për atë kohë, në momentin që bie alarmi zgjohet menjëherë, që do të thotë është i vendosur për t’u zgjuar.
Nga shkaqet e kësaj çështjeje është se ndoshta ndonjëherë fle me vonesë. Kurse të fjeturit me vonesë, ndikon që në kohën e zgjimit ai është në gjumë të thellë dhe kështu nuk zgjohet fare.
Për këtë arsye, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i urrente bisedat pas namazit të jacisë, do të thotë të folurit me njerëz dhe preokupimin me ta, me përjashtim kur ka ndonjë arsye legjitime; siç është muhabeti me familje dhe me mysafirë.
Edhe pse, tani shumica e njerëzve qëndrojnë zgjuar në fillim të natës, apo pak prej njerëzve bëjnë gjumë para mesnatës. Kjo është prej shkaqeve që i pengon ata nga falja e namazit të natës! Sikur, ata të flinin herët ashtu siç ka udhëzuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, do të kishin shëndet më të mirë dhe do zgjoheshin me lehtë!

Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
| Fetawa Nurun ala Dërb 338 |
B. Gj.