Çfarë përmban Kurani?

0
372

Allahu i madhëruar duke treguar për Kuranin,thotë:

هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ

Ai zbriti udhëzim për njerëzit, argumente udhëzimi dhe dallues i tij”,sure El-Bekare: 185.

Në këtë pjesë të ajetit pas përmendjes se Kurani u zbritudhëzim për njerëzitdhe që do të thotë udhërrëfyesi i tyre për në besim, tregohetse çfarë ai përmban dhe thotë: argumente udhëzimi.

Fjala [argumente] e përdorur në këtë ajet është përkthim i fjalës arabe “Bejjinát”. Mefjalën“Bejjinát”në gjuhen arabe emërtohen faktet dheprovat të cilat janë të qarta në vetvete dhe me to qartësohet realiteti i diçkaje tjetër[1]. Për këtë arsye mrekullitë e profetëve të përmendura në Kuran quhen Bejjinát. Allahu i madhëruar në Kuran thotë:

لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنْزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ

“Ne i kemi dërguar profetët tanë me argumente të qarta (Bejjinát) dhe kemi zbritur me ata librin dhe peshoren me qëllim që njerëzit të ecin drejt”,sure El-Hadid: 25.

Përmendja e librave pas argumenteve të qarta (Bejjináteve) do të thotë se fjalaBejjinátnë këtë ajet kapër qëllim mrekullitë me të cilat u dërguanprofetët -alejhim selam-.

Mrekullitë e profetëve ishin veprime të qarta në vetvete sepse ishin veprime reale e madhështoretë jashtëzakonshme dhe jo hile, vegime e mashtrimemagjistarësh siç janënë përgjithësi veprimet e tyre. Ata me këto mrekulli vërtetonin dërgimin e tyre nga Allahu i madhëruar dhe udhëzimet me të cilat ishin dërguar.

Psh: deveja e Salihut ishte një deve e qartë dhe e vërtetë e dalë nga një shkëmb dhe krijesë gjigande e cila pinte ujin e një dite dhe mbante me qumësht të gjithë njerëzite atij vendi[2]. Ajo u dërguamrekulli për populline Salihut-alejhi selam- për të vërtetuar dërgesën e tij dhe udhëzimet e ardhura nëpërmjet tij.

Gjarpri i Musait -alejhi selam- ishte një shndërrim real i shkopit të tij në një gjarpër të madh e të vërtetë dhe prandaj kur ndodhi përballja me magjistarët i hëngri të gjithë gjarpërinjtë e rremë të tyre. Musai -alejhi selam- me këtë mrekulli e të tjera si ajovërtetoi dërgimin e tij profetdhe besimin e drejtë me të cilin u dërgua.

Ngjallja e të vdekurve nga Isai -alejhi selam- ishte ngjallje reale dhe jo vegim. I vdekuri pas thirrjes së tijngrihej përpara njerëzve duke larguar dheun, fliste me ata dhe u tregonte atyre rreth të kaluarës dhe botës tjetër[3]. Isai -alejhi selam- me këtë mrekulli e të tjera si ajo vërtetoi dërgimin e tij profet dhe zbritjen e Inxhilit nga Allahu i madhëruar.

Pra, cilësimi i dickaje me fjalën “Bejjinát” do të thotë se ajo gjë është argument i qartë ne vetvete dhe me të qartësohene vërtetohen gjëra të tjera.

Sipas komentuesve të Kuranit me fjalën “Bejjinát”cilësohen të gjitha argumentet:ato të kapshme nëpërmjet syrit dhe ato të kapshme nëpërmjet mendjes dhe logjikës[4] dhe prandajfjalën “Bejjinát” e shohim të përdoret edhe për ajetet e Kuranit, argumentet e të cilit janë logjike siç përdoret edhe për mrekullitë e profetëve të cilat ishin argumente të kapshme nëpërmjet syrit. Kjo do të thotë se ajo që synohet nëpërmjet mrekullive synohet edhe nëpërmjet Kuranit gjë të cilën e ka shprehur edhe vet Profeti -alejhi selam- kur ka thënë:

Nuk ka pasur prej profetëve ndonjë profet veçse i është dhënë prej mrekullive që të besojnë për shkak të tyre njerëzit. Ndërsa ajo që mu dha mua ishte shpallje të cilën ma shpalli Allahu dhe shpresoj të jem më me shumë ndjekës ditën e Kiametit” e transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Profeti -alejhi selam- nëpërmjet këtyre fjalëve do të thotë katër gjëra:

E para:Kurani është mrekullia me të cilën ai është dërguar.

E dyta: Kurani është si mrekullitë e profetëve para tij, i qartë në vetvete dheargumentues i tjetërkujt, dmth:i rrugës së Zotit.

E treta:Kurani është mrekulli e shkruar i cili i flet mendjes dhe zemrës dhe kjo e bën atë mrekulli të përjetshme,sepse libri mbetet mes njerëzve ndryshe nga mrekullitë shqisore të profetëve para tij të cilat nuk mbesin dhe largohen me largimin e tyre.

E katërta:Kurani për shkak se është mrekulli e vazhdueshme do ta bëjë profetin Muhamed -alejhi selam- më me shumëndjekës se çdo profet tjetër ditën e Kiametit.

Pastaj fjala “Bejjinát”me të cilën është cilësuar Kurani është në numrin shumës dhe numri shumës tregon për argumente të detajuara.

Komentuesit e Kuranit thonë: Allahu i madhëruar tregoi si fillim se Kurani është udhëzim për njerëzit dhe përderisa udhëzimi herë mund të jetë i detajuar dhe herë jo dhe ai i pari dihet që është më i mirë, tregoi se Kurani është pikërisht ashtu i detajuar, argumente të detajuara udhëzimi[5].

Përshkrimi i Kuranit si argumente të detajuara udhëzimi është mjaft i qartë për këdo që e lexon atë. Ai që e lexon Kuranin do të shohë se në Kuran janë përfshirë tematika të ndryshme si: besimi dhe bindjet që duhet ti ketë cdo besimtar në lidhje me: Zotin, melaiket, profetët librat, caktimet dhe ahireti. Pastaj përmenden adhurimet që kërkohen për Zotin dhe llojet e tij. Pastaj përmendet hallalli, harami, kufinjtë e Allahut për njerëzit dhe marrëdhëniet e tyre me njëri-tjetrin. Të gjitha këto janë tregojnë se udhëzimet e Kuranit kanë përshirë çdo aspekt të jetës së njeriut që ai të jetë i qartë për çdo gjë në rrugën për të Zoti i tij.

 

Së fundi nga trajtimi i kësaj teme përfitohet:

1- Ajetet e Kuranit janë argumente të qarta udhëzimi.

2- Me ajetet e Kuranit qartësohet dhe argumentohet rruga  e Zotit.

3- Ajetet e Kuranit janë argumente logjike të shkruara të cilat i flasin mendjes dhe zemrës dhe kjo e bën atë mrekulli të përhershme.

4- Ajetet e Kuranit janë argumente të detajuara udhëzimi dhe përfshijnë çdo aspekt të jetës njerëzore.

5- Kush i mbështetet udhëzimeve të Kuranit e di me siguri se është i orientuar drejt dhe jo i humbur.

[1] Shih librin e autorit “En-Nubu’uat”: 2/640.

[2] Shih tefsir Ibn Kethir: 6/157.

[3] Shih librn “El-Bidaje ue En-Nihaje”: 2/97.

[4] Shih librin “El-Mufredat” lil-Asfahani:  157.

[5] Shih tefsir “Mefatih El-Gajb”: 5/254.

Dr. Abdullah Nabolli