Cfare ndodh me nje njeri qe punon pune te mira?

0
1288

I thanë:”O i dërguari i Allahut, nëse një person punon një vepër të mirë dhe njerëzit e lavdërojnë për të (a ka ndonjë problem)?

Tha profeti -paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të-:

“Ky është përgëzimi i shpejtuar për besimtarin”.

Transmeton imam Muslimi -Allahu e mëshiroftë-.

Imam En Neuauiju -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Dijetarët thonë: Ky përgëzim i shpejtuar për të me mirësi është argument se Allahu kënaqet me të, e do atë dhe e bën të dashur për krijesat”.

Dijetari i madh Ibn Uthejmini -Allahu e mëshiroftë- ka thënë:
“Prej përgëzimit për besimtarin është fakti se njerëzit e lavdërojnë atë për mirë dhe ky lavdërim është dëshmi prej tyre se ky person është prej njerëzve të mirësisë”.

Brulind Callari