Cfare ndodh me ate person qe fal namazin e Sabahut ne xhami.

0
1662

Ata që falin namazin e Sabahut në xhami me xhemat, janë një grup i suksesshëm, fytyrat e tyre janë të shndritura dhe kohët e tyre janë të begata.

 Nëse je prej tyre falendero Allahun për këtë mirësi që të ka dhënë ty, e nëse nuk je prej tyre lute Allahun që edhe ti t’i bashkangjitesh karvanit të tyre.

Mëngjesi i atyre që e falin namazin e Sabahut në xhami fillon me dhikrin (përkujtimin) e Allahut.

Sa i bukur është Sabahu!

Farzi i tij (falja e namazit obligim në xhami) të vendos ty në Mbrojtjen e Allahut!

Sunnetet e tij (dy rekate sunnete para farzit) janë më të mira se kjo botë dhe çfarë ka në të.

Kurani që lexohet në të është i dëshmuar (nga engjëjt).

Allahu na bëftë prej atyre që e falin Sabahun në xhami dhe na dhëntë sukses në bindje ndaj Tij!

Brulind Callari