Prej çasteve që nuk do t’i harroj asnjëherë në jetën time dhe prej të cilave më është rrëqethur zemra e kanë bërë të më lotojnë sytë ka qenë vizita ime tek jetimoret. Tek përkedhelja kokat e tyre, përqafoja dhe puthja fytyrat e tyre, i dëgjoja me interes fjalët dhe i ndiqja shpikjet e tyre.
Kujtoja ato çaste jetimin më të madh të botës Muhamedin [sal-lallahu aleihi ve sel-lem] dhe sa herë që me shoqatat bamirëse i frekuentoja këto shtëpi, por edhe me shoqatat qe mirëmbajne jetimet, të varfrit, të pastrehët, zemra me zbutej dhe më shkrihej, ndieja qetësinë dhe lumturinë, dilnin ne pah ndjenjat njerëzore. Mbushesha me shume optimizem, shprese, iman për meshiren e Meshiruesit.
Profeti Muhamed sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në Xhenet si këta dy gishta” duke treguar gishtin tregues dhe atë të mesmin.
Porosia ime për ty vëlla është që te ndash një kohë të ditës, javës apo të muajit tënd për të marrë pjesë tek jetimët dhe nevojtarët, t’i ndihmosh me nderimin që do t’u bësh e do të gjesh bekime në rizkun, pasurinë dhe pasardhësit e tu dhe pa dyshim do të të lumturojë Allahu ne te dyja botet.