Cfare ndodh me ate njeri qe heq dore nga martesa dhe nuk martohet

0
5373

Heqja dorë nga martesa

Martesa është një ligj të cilin Allahu e ka caktuar për krijesat e Tij.

Për këtë arsye, Allahu ka bërë krijesat në dy gjini, që të kenë kontakt intim nën një kurorë dhe pastaj lloji njerëzor të shtohet e të vazhdojë.

Nuk është prej feje heqja dorë nga martesa dhe ndërmarrja e veprimeve që humbasin aftësitë për epsh (tredhja).

Heqja dorë nga martesa është e shprehur sidomos kohëve të fundit, në masë të madhe dhe në përgjithësi në popuj të ndryshëm, por edhe te muslimanët. E gjithashtu edhe në popullin tonë.

Kështu, sheh se disa individ e vonojnë martesën, pa arsye, pastaj përtojnë të marrin obligime, duke ardhur kështu deri te heqja dorë nga martesa, gjë e cila është shumë e keqe ngase me këtë bien poshtë të gjitha dobitë e martesës (që i kemi përmendur).

Njeriu i martuar, familjar, ka një jetë shumë më normale, sesa ai që nuk është i martuar.

Kur njeriu heq dorë nga martesa, kjo bën të shkaktohen probleme në shoqëri.

Shtoja kësaj dhe faktin se duke ikur nga martesa, nga ana tjetër i shfryjnë epshet nëpërmjet lidhjeve jashtëmartesore dhe kurvërisë, gjë kjo e cila është prej fatkeqësive të mëdha sot.

Pejgamberi a.s. u thotë të gjithë të rinjve:

“O ju të rinj! Ai që mund të kujdeset për gruan le të martohet, ngase kështu i mbyll shikimet dhe mbron veten.” (Transmetim i Buhariut)

Ndersa Allahu thote ne Kuran: “Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) dhe robërit e robëreshat tuaja qe janë të ndershëm e të ndershme. Nëse jeni të varfër, Allahu ju begaton nga mirësia e Tij, Allahu është bujar i madh, i gjithëdijshëm “. (Nur, 32)