Cfare ndodh me ate qe lexon Kuranin

0
1791

Ai i cili e lexon Kuranin me vëmendje dhe meditim, ndër të tjera do të gjejë: “I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Tek Ai është e ardhmja e çdokujt”. Gafir: 3.

Kur besimtari lexon:

“(Allahu) është falës i gjynaheve”. Shpreson…

“Pranon pendimin”. Gëzohet…

“Dënues i rreptë”. Frikësohet…

“Është bamirës”. E madhëron…

“Nuk ka zot tjetër (me meritë) përveç Atij”. Adhurimet vetëm Atij ja kushton…

“Tek Ai është e ardhmja e çdokujt”. Ndaj dhe pregatitet për këtë.

Bledar Haxhiu