Cfare ndodh me ate burre qe tradhton bashkeshorten e tij.

0
16639

Profeti alejhi selam ka thene: “Cdo tradhtar, Diten e Kiametit do te mbaje nje flamur ne dore, ne te cilin shkruhet: “Kjo eshte tradhtia e filanit”.

Gjate udhetimit te Israse dhe te Miraxhit, Profeti alejhi selam pa burra e gra, te cilet para kishin mish te fresket dhe te shijshem, e megjithate, ata hiqnin dore nga ai mish per mishin e qelbur dhe me ere.

I cuditur pyeta:- Kush jane keta, o Xhibril?!- Ai me tha:- Keta jane ata qe bejne tradhti bashkeshortore, duke lene menjane hallallin (grate e veta) dhe renduar pas haramit (grate e botes).

Ky nuk eshte ndeshkimi i zjarrit te Xhehenemit, por eshte ndeshkimi gjate jetes se varrit.

Atij njeriu do t’i merren te gjithe veprat e mira qe ka bere gjate gjithe jetes, per shkak se ka shkelur nderin e nje muslimani.

I gjithe agjerimi i Ramazanit, namazet, sadakate, leximi i Kur’anit etj… i jepen personit te demtuar.

Ruajtja e nderit eshte tregues i devotshmerise dhe se influenca e shejtanit eshte reduktuar ne maksimum. Te gjithe punen e tij shejtani e ka fokusuar te rrenimi i institucionit te familjes, pasi keshtu ai mund te rrenoje te gjithe shoqerine.

E per te rrenuar familjen, ai nxit tradhtite bashkeshortore dhe lidhjet haram.

Pashi Zotin, o muslimane, pashi Zotin, o bashkeshorte e bashkeshorte, kijeni frike Zotin dhe distancohuni nga cdo forme tradhtie! Mos e lejoni shejtanin te hyje mes jush dhe t’ju shtyje drejt nje vepre qe ju demton.

Kapuni fort dore per dore, duajeni njeri-tjetrit dhe edukojini femijet tuaj me ndershmeri.

Bejeni kete per hater te Zotit, per hater te familjes, per hater te femijeve dhe qe te garantoni shpetimin Diten e Kiametit.