Cfare ndodh me ata qe urrejne Profetin Muhamed alejhi selam

0
65

Ibn Tejmije ka thënë:

“Profeti salallahu alejhi ue selem i shkroi letër Kisras dhe Cezarit, por asnjëri nuk u bë musliman.

Ama Cezari e respektoi letrën e Profetit (salallahu alejhi ue selem) dhe të dërguarin e tij, kështu që mbretëria e tij vazhdoi, madje thuhet se mbretëria e tij vazhdon deri në ditët e sotme te pasardhësit e tij.

Ndërsa Kisra e grisi letrën e Profetit dhe u tall me të Dërguarin e Allahut, ndaj dhe Allahu e zhduku atë dhe e bëri copë-copë mbretërinë e tij.

Për këtë arsye, më vonë, persianët nuk patën më mbretëri. Kjo është vërtetim i fjalëve të Allahut: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë.” (Kurani, 108/3)

Secili që e urren apo e armiqëson Profetin, Allahu e zhduk dhe e asgjëson bashkë me gjurmët e tij.

Është thënë se ky ajet ka zbritur për As ibn Vailin, ose Ukbe ibn Ebi Muajtin, apo K’ab ibn Eshrefin, dhe dihet se çfarë bëri Allahu me ta.

Prej fjalëve të shquara është edhe kjo thënie: “Mishi i dijetarëve është i helmuar”, prandaj çfarë mund të thuhet për mishin e profetëve (alejhimus-selam). ”

Es Sarim El-Meslul, fq. 164-165.
Shih dhe Fet’hul Bari-n e Ibn Haxherit” (1, 44)

Shuajb Rexha