Çfarë ke përfituar nga pikëllimi, mërzia dëshpërimi?

0
2410

Çfarë ke përfituar nga pikëllimi, mërzia dëshpërimi?

O ti që fletët e jetës tënde të janë mbushur me pikëllime, mërzia dhe dëshpërime,

Më thuaj për Allahun, çfarë ke përfituar nga pikëllimi, mërzia dhe dëshpërimi?

A të është kthyer buzëqeshja e humbur?

A të është kthyer pasuria e vjedhur?

A është ngjallur dikush nga të vdekurit?

A janë larguar prej teje ziliqarët dhe urrejtësit?

A të është kthyer shëndeti?

Atëherë përse pikëllohesh, mërzitesh dhe dëshpërohesh?

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase përcaktimi është kryer,

E caktuara do të ndodhë,

Lapsat janë tharë,

Libri i shkrimit është palosur,

Çdo çështje është e qëndrueshme(e pandryshuar),

Pikëllimi yt nuk shpejton, vonon, shton dhe nuk pakëson asgjë.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase me pikëllimin tënd dëshiron të ndalesh kohën,

Të ndalësh diellin,

Të rikthesh mbrapa akrepat e orës,

Kthimin e lumit tek burimi i tij.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Pikëllimi është sikur lumi i xhindosur,

Zbret nga deti dhe prapë kthehet në det,

Sikur ai që fryn shishen e shpuar,

Apo ai që shkruan mbi ujë.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase jeta jote e vërtetë është në lumturin dhe qetësin tënde,

Mos të kalojnë ditët në mërzia e pikëllime,

Mos kalo netët në ankthe,

Mos i kalo në humbjen e jetës tënde.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Derisa ti ke në dispozicion lutjen,

Derisa ke pjesën e tretë të natës,

Ke kohën e çmuar derisa je me ballë në sexhde.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase Allahu për ty(që ti ta shfrytëzosh at)ka krijuar tokën dhe çdo gjë që ka në të,

Ka bërë për ty kopshte gëzimi,

Pemë të llojllojshme,

Yje ndriçues,

Por ti prapë pikëllohesh!!

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase ti pi ujë të kthjellët e të freskët,

Thithë ajrin natyrorë,

Ec mbi këmbët tua të shëndetshme,

Fle natën i qetë.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase pikëllimi të dobëson në adhurim,

Krijon zhgënjim,

Të drejton tek paragjykimet e gabuara,

Të bën pesimizëm.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase pikëllimi (trishtimi) dhe ankthi janë nga shkaqet kryesore të sëmundjeve psiqike.

Burim i dhimbjeve mendore,

Hapësirë për kolapse të dyshimeve dhe çrregullimeve.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Kur ke Kuranin me vete,

Përmendjen e Allahut,

Lutjen,

Namazin,

Lëmoshën,

Punët e mira,

Punët e frytshme e të dobishme,

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Mos u dorëzo para pikëllimit në rrugën e hapur që ke,

Falu,

Përkujto Allahun,

Lexo,

Shkruaj,

Vepro,

Prano,

Vizito,

Shpreso.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase pikëllimi të shqetëson dhe të rikthen në të kaluarën,

Të frikëson për të ardhmen,

Të kalon koha pa bëre vepra të mira.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase pikëllimi ngushton zemrën,

Largon fytyrat (fytyra jote e pikëlluar largon njerëzit),

Ftohë shpirtra,

Zbeh shpresa.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase pikëllimi e kënaq armikun,

E lëndon mikun,

Kënaq ziliqarët,

Të ndryshon realitetet,

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase pikëllimi nuk e kthen të humburën,

Nuk e ringjall të vdekurin,

Nuk e ndryshon përcaktimin,

Nuk e sjell të mirën.

Mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro!

Ngase pikëllimi vie nga shejtani,

Është trishtim,

Varfëri,

Dëshpërim i përhershëm,

Të lutem mos u pikëllo, mërzit e dëshpëro! O mysliman dhe myslimane buzëqeshë me jetën dhe të mirat që të ka dhurua Allahu i madhëruar.

Unejs Murati-Daku