Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Mëkatet dhe prishjet bëjnë që njeriu patjetër të brengoset, të pikëllohet, të ndiejë frikë, trishtim, ngushtim në gjoks dhe sëmundje të ndryshme në zemër.
Madje, kur mëkatarët i përmbushin nevojat e tyre në mëkate dhe shpirtrat e tyre të ndiejnë monotoni, ata i kryejnë edhe njëherë ato (mëkatet), në mënyrë që ta largojnë ngushtinë, brengat e pikëllimet që i kanë në zemra. Siç thotë një prej mëkatarëve të mëdhenj:
“Një gotë verë kam pirë për kënaqësi,
Kurse një tjetër për t’u shëruar më të prej të parës.”
Pasi që ky është ndikimi i mëkateve dhe veprave të këqija në zemra, atëherë dije se s’ka shërim prej tyre, veçse nëpërmjet kthimit me pendim tek Allahu dhe kërkimit të faljes prej Tij.”
(Zad El-Me’ad, 4/191)
Përktheu: P. Perçuku