Cfare ndodh kur shkon tek fallxhoret dhe magjistaret?

0
203

Pasojat e vajtjes tek magjistarët, dhe të ashtuquajturat vende të mira.

Humbet shëndetin dhe lumturinë në këtë botë. Lumturia arrihet vetëm duke adhuruar Zotin, duke iu lutur Atij, duke i kërkuar ndihmë e shërim vetëm Atij, duke e lidhur zemrën me Të, duke iu mbështetur Atij dhe duke vepruar shkaqet e ligjshme për t’u bërë i shëndetshëm dhe për të jetuar i lumtur . Idhujtarët gjithsesi do të vuajnë në këtë botë. Zoti thotë: …Taha 123- 124]

Nëse nuk pendohesh nga ky faj dhe vdes në këtë gjendje, humbet edhe lumturinë e botës tjetër. Zoti thotë: “Sigurisht atij qw adhuron tjetwrkwnd pwrveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojw Xhenetin dhe strehimi i tij do tw jetw Zjarri. Pwr keqbwrwsit nuk ka ndihmws” [el Maide: 72].

Rrezikon që të vuash më shumë dhe të të rëndohet gjendja shëndetësore.

Do të shkojnë dëm paratë dhe të mirat materiale që ua jep magjistarëve e badakçijve, ose që i hedh tek vendet e ashtuquajtura të mira.

Dyndja e njerëzve, njëri prej të cilëve mund të jeshë edhe ti, tek njerëz të tillë dhe tek vend të tilla i motivon magjistarët dhe bashkpunëtorët e tyre xhindi, si dhe keqbërësit që gjenden në të ashuquajturat vende të mira, që t’i vazhdojnë më tej punët e liga dhe të dëmtojnë edhe njerëz të tjerë.

Kjo gjë i ndihmon mashtruesit e badakçijtë që të zhvasin paratë dhe të mirat materiale të njerëzve.

Kjo ndikon në përhapjen e idhujtarisë dhe fenomeneve negative në shoqëri.
Në fakt, fenomene të tilla kanë një shtrirje të gjera në popullin tonë , dhe kjo për shkak se mungesa e besimit në Allahun dhe në botën tjetër gjatë regjimit totalitar komunist, si dhe mungesa e leximit të Kuranit dhe lutjeve fetare të cilat janë mburojë për njerëzit nga xhinditë e keqbërësit, krijoi terreni të përshtatshëm për magjistarët dhe shejtanët që të dëmtonin njerëzit. Arma me të cilën njeriu mbron veten nga shejtani dhe keqbërësit është besimi në një Zot, adhurimi i Tij, përmendja e Tij, lutja kushtuar Atij dhe leximi i Kuranit, kështuqë në rast se i mungojnë këto gjëra, ai gjendet para armikut dhe ushtrisë së tij i paarmatosur. Shejtani, siç tregon Zoti në Kuran, mobilizon ushtri nga xhindët dhe njerëzit për t’i çuar njerëzit në humbje dhe për t’i dëmtuar ata.