Çfarë është shirku i madh?

0
1375

Pyetja e 2-të: Çfarë është shirku i madh?

Përgjigjja: Shirku i madh, është kryerja e një adhurimi duke ia kushtuar atë dikujt tjetër përveç Allahut, siç është lutja drejtuar dikujt tjetër përveç Tij, kërkimi i ndihmës prej të vdekurve apo të gjallëve që nuk janë prezentë. Allahu i Lartësuar ka thënë:
﴿وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا﴾ [النساء: 36]
{Adhuroni (vetëm) Allahun dhe mos i shoqëroni Atij shok asgjë.} (en-Nisa:36) Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:
«من أكبر الكبائر: الشرك بالله»

«Më e madhja e gjynaheve të mëdhave është shirku (idhujtaria).» (Buhariu)

Marrë nga libri:
“Mësoje Besimin tënd prej Kuranit dhe Sunetit autentik”
Nga profesor: Muhamed bin Xhemil Zejno
Përktheu: Bashkim Selmani