Gjykimi mbi magjinë
Feja Islame e konsideron magjinë kufër (femohim), dhe për rrjedhim magjistari konsiderohet (jomusliman). Allahu i Lartësuar thotë: “
Ata ndoqën atë që shejtanët ua tregonin magjistarëve në kohën e sundimit të Sulejmanit. Nuk e mohoi fenë Sulejmani, por shejtanët e mohuan fenë, duke u mësuar njerëzve magjinë dhe gjëra të tilla që zbritën në Babiloni prej dy melekëve, Harutit dhe Marutit. Këta melekë nuk i mësonin ndokujt magjinë, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues i fesë (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!”. Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, magjistarët mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që merrej me magji dhe linte të vërtetën, nuk do të kishte kurrëfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën vetveten! Ah, sikur ta dinin ata!” [El Bekare: 102].
Për më tepër, sipas ligjit Islam magjia është vepër penale, kështuqë magjistari ndiqet penalisht dhe i jepet dënimi përkatës. Edhe mësimi i magjisë është rreptësisht i ndaluar.