Çfarë duhet të themi që të na pranohet lutja?

0
7374

Çfarë duhet të themi që të na pranohet lutja?

I Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -ka thënë:

«Nuk ka preokupim apo mërzi që mund t’i bjerë dikujt e ai të thotë:

“O Allah, unë jam robi yt, biri i robit tënd, biri i robëreshës tënde. Balli im është në Dorën Tënde, gjykimi Yt mbi mua tashmë është i kryer, caktimi Yt ndaj meje është i drejtë. Të lutem, duke kërkuar prej Teje, me çdo emër që Ti ke, dhe me të cilin Ti e ke emërtuar Veten Tënde, apo ia ke mësuar atë dikujt prej krijesave të Tua, apo e ke zbritur atë në Librin Tënd, apo që Ti e ke veçuarduke e mbajtur atë në dijen e Fshehtë tek Ti, që ta bësh Kuranin pranverën e zemrës time, dritën e gjoksit tim, heqjen e mërzisë time dhe largimin e preokupimit tim!”veçse Allahu ka për t’ia larguar atij preokupimin dhe mërzinë, si dhe ka për t’ia zëvendësuar ato me gëzim dhe lumturi.» (Ahmedi: Sahih)

Pershtati:Bashkim Selmani