Obligueshmëria e mbajtjes së lidhjes farefisnore!
Ebu Hurejra, radijaAllahu anhu, transmeton, se një person i tha të dërguarit të Allahut:
“O i dërguar i Allahut, unë kam njerëz të afërt, i mbaj lidhjet me ta, por ata i kanë shkëputur lidhjet me mua, sillem mirë, ndërsa ata sillen keq me mua, jam i durueshëm me ta, por më bëjnë keq”.
Pejgamberi alejhi selam, tha:
“Nëse je kështu, atëherë kjo punë është sikur ti po ju jep atyre thëngjill të nxehtë.
Me ty do të jetë një ndihmëtar nga Allahu përderisa vazhdon kështu”.
Muslimi: 2558
Mësimet dhe dobit e nxjerra nga hadithi:
1. Obligimi i mbajtjes së lidhjes farefisnore,
2. Sqarimi i vlerës dhe mirësisë së saj për forcimin e lidhjeve të familjeve muslimane.
3. Konfirmimi i mbajtes së lidhjeve farefisnore, madje edhe me atë, që i ka shkëputur.
Nëse njeriu vepron kështu, ka fituar ndihmën dhe përkrahjen e Allahut.
4. Lejimi i sjelles mirë me atë që sillet keq, se ndoshta heq dorë nga kjo sjellje e keqe.
Allahu i Lartësuar thotë: “Kush duron dhe fal, s’ka dyshim se ai është virtyti më i lartë”.
Sure Esh Shura: 43
5. Kujdesi që duhet patur nga mbizotërimi i zakoneve të shoqërisë, që bien ndesh me rregullat Islame.
6. Njeriu duhet të kërkoj këshilla nga ai që ka dije dhe frikë Allahun.
7. Pranimi i këshillave nga njerëzit e duhur edhe nëse ato janë në kundërshtim me epshin dhe egon.
8. Sjellja e mirë shpeshherë e kthen armikun në mik.
9. Besimtari asnjëherë nuk i humb shpresat në rregullimin e raporteve farefisnore.
10. Prej adhurimeve më madhështore në Islam është edhe mbajtja e lidhjeve farefisnore.
11. Obligueshmëria e mbajtjes së lidhjeve farefisnore.
12. Shkëputja e lidhjeve farefisnore është nga mëkatet e mëdha.
13. Shpërlimi i madh për mbajtjen e lidhjeve farefisnore.
14. Dënimi i madh për shkëputjen e tyre, saqë njeriu rezikon pranimin e punëve të mira dhe Xhenetin.
Hoxhë Suad Shabani