Cfarë duhet të bëj pasi shikoj ëndrra të frikshme natën?

0
630

Pyetje: “Kur fle natën, gjithmonë shoh ëndrra të frikshme, mrekulli e gjëra të mbinatyrshme që ndodhin, të cilat gjithherë më shqetësojnë dhe më frikësojnë. Prandaj, çfarë më këshilloni mua të bëj, apo çfarë të them para se të fle, në mënyrë që këto ëndrra shqetësuese të më largohen?”

Përgjigje: “Para se të flesh, lexo ajetul kursin, e cila është:

اللّهُ لاَ إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لاَ تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلاَ نَوْمٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الأَرْضِ مَن ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلاَّ بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلاَ يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِّنْ عِلْمِهِ إِلاَّ بِمَا شَاء وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالأَرْضَ وَلاَ يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ

“Allahu! Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Atij Tij, të Gjallit, të PërjAllahu! Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Atij Tij, të Gjallit, Mbajtësit të gjithshkaje. Atë nuk e kaplon as kotja, as gjumi. Atij i përkasin gjithë ç’është në qiej e gjithë ç’është në tokë. E kush është ai që mund të ndërmjetësojë tek Ai përveç se me lejen e Tij? Ai di se çfarë u ndodh krijesave të Tij në këtë botë, dhe çfarë do t’u ndodhë atyre në botën tjetër. Kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi i Tij shtrihet mbi qiejt dhe tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë kujdesjen ndaj tyre. Ai është i Larti, Madhështori!” 2:255

Ky ajet është fillimi i xhuzit (pjesës) së tretë të Sures Bekarah. Thotë Profeti salallahu alejhi ue selem:

فإن من قرأها في ليلة لم يزل عليها من الله حافظ و لا يقربه الشيطان حتى يصبح

“Kush e lexon atë (Ajetul-Kursin) natën, do të jetë në mbrojtjen e Allahut dhe shejtani nuk mund t’i afrohet deri kur të zgjohet.” 

Gjithashtu, lexo suren el-Ihlas ( 112), suren el-Felek ( 113) dhe suren en-Nas (114).

Shërimi për këto ëndrra frikësuese e të neveritshme që ti i sheh, është në atë çfarë Profeti salAllahu alejhi ue selem na ka udhëzuar që ta bëjmë: të kërkosh mbrojtje te Allahu nga e keqja e shejtanit dhe nga e keqja e asaj që ti e ke parë, e të mos flasësh me askënd rreth asaj ëndrre; kështu kjo ëndërr nuk të dëmton.

Gjithashtu, nëse zgjohesh gjatë gjumit si shkak i këtyre ëndrrave, pështy në anën e majtë tri herë dhe kërko mbrojtje tek Allahu nga e keqja e shejtanit dhe nga e keqja e asaj që ke parë, e pastaj kthehu në anën tjetër. Nëse ke qenë duke fjetur në anën e djathtë, kthehu në anën e majtë dhe anasjelltas.

Gjithashtu, nga shkaqet e largimit të ëndrrave të këqija, është që pas zgjimit ta përmendësh Allahun, të marrësh abdes e të falesh aq sa mundesh. Pra, këto janë ato që i largojnë ëndrrat e tilla.”

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=1TCbL0f3JUs

P.M.