Cfare do tu thote Allahu banoreve te Xhenetit kur te futen ne Xhenet

0
2377

Suhejbi ka transmetuar se Pejgamberi (SalAllahu alejhi ve Selam) ka thënë:
” Kur banorët e Xhenetit të futen në Xhenet, Allahu i Madhëruar do t´u thotë: ”

A kërkoni dicka më tepër?”

Ata do të thonë: ” A nuk na zbardhe fytyrat , na fute në Xhenet dhe na shpëtove
nga zjarri?!”

Pejgamberi (SalAllahu alejhi ve Selam) vazhdoi: ” Pastaj, Zoti do ta heqë para
tyre mbulesën e Tij. Atyre nuk do tu jepet asgjë tjetër më e dashur dhe më e mrekullueshme sesa shikimi në Zotin e tyre.”

Në fund, Pejgamberi (SalAllahu alejhi ve Selam) lexoi ajetin kuranor: ” Për ata që punuan vepra të mira, ka mirësi , madje edhe më tepër” (Junus, 26). ”

(Transmeton Muslimi 181)

Nga ky hadith të nxjerrim një mësim:

Besimtarët në xhenet nuk do të ken kënaqësi më të madhe për ta sesa të shikuarit në Allahun e Madhëruar.

Prandaj kënaqësija jonë në këtë bot të jet e njëjta:Dashurija ndaj Allahut të Madheruar, përkujtimi i Allahut të Madheruar dhe adhurimi i Allahut të Madheruar

Suad Shabani