Çfarë do të thotë që ti je në dhjetëditëshin e parë të muajit Dhul-Hixhxhe?

0
1079

Çfarë do të thotë që ti je në dhjetëditëshin e parë të muajit Dhul-Hixhxhe?

Do të thotë se ti je në ditët më të vlefshme të kësaj jete.
I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Ditët më të vlefshme të kësaj bote janë dhjetë ditët (e Dhul-Hixhxhes).”
(Sahih El-Xhami’, 1144)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e vlefshme sesa në dhjetë ditët (e para të Dhul-Hixhxhes).”
(Sahih Et-Tergib, 1149)

I Dërguari (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) thotë: “Kur të hyjnë dhjetë ditët e muajit Dhul-Hixhxhe dhe ndonjëri prej jush dëshiron të ther kurban, atëherë le të mos heq asgjë nga qimet dhe thonjtë e tij.” (Muslimi, 1977) Ndërsa në një version tjetër qëndron: “Le të mos heq asgjë nga qimet dhe lëkura e tij.”

Imam ibn Rexheb (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Adhurimet vullnetare gjatë dhjetëditëshit të parë të Dhul-Hixhxhes janë më të vlefshme sesa ato që kryhen gjatë dhjetë netëve të fundit të Ramazanit. Po ashtu shpërblimi për adhurimet e obligueshme gjatë këtyre ditëve shumëfishohet më tepër sesa në muajt e tjerë.”
(Fet’hu El-Barij, ibn Rexheb, 7/54)

Ibn Kajjimi (Allahu e mëshiroftë) shkruan: “Më së miri është që gjatë dhjetë ditëve të para të Dhul-Hixhxhes të shtohen adhurimet, e veçanërisht thëniet: Allahu ekber, la ilahe il-lAllah dhe elhamdulil-lah.”

(“Medarixh Es-Salikin”, 1/110)