Çfarë do të thotë fjala Amin

0
8064

Çfarë do të thotë fjala “#Aamiiiin”.

Aamiin është një fjalë që ne e themi në fund të leximit të sures El Fatiha dhe do të thotë: “O Allah, përgjigju lutjes!”, sepse ne në Suren El Fatiha themi:

” Na udhëzo në rrugën e drejtë, në rrugën e atyre të cilët i begatove me të mira, e jo në të atyre me të cilët je inatosur dhe as në të atyre që janë të humbur”. Pra, pasi bëjmë këtë lutje themi:

“O Allah, përgjigju lutjes sime!” Gjithashtu shumë prej muslimanëve gabojnë në thënien e fjalës “Aamiin”, në namazet më zë. Pasi imam mbaron leximin e Sures El Fatiha, xhemati pas tij thonë: “Aamiin”.

Gabimin që shumë muslimanë bëjnë është se ata e zgjasin këtë fjalë dhe thonë: “Aaaaaamiiiiin!” Gabimi është tek zgjatja e Aaaaaa…

E saktë është që zgjatja e A-së të jetë dy lëvizje pra Aa dhe zgjatja e I-së të jetë nga 4-6 lëvizje. Pra duhet të thuhet kështu: #Aamiiiin ose #Aamiiiiiin.

Brulind Callari