Çelësat e suksesit ne jeten e kësaj bote

Allahu për çdo kërkesë ka bërë çelës që ta hapë atë:

e ka bërë pastërtinë çelësin e namazit, siç ka thënë i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem: “Çelësi i namazit është pastertia.”

kurse Ihramin e ka bërë çelës të Haxhit;

çelës i mirësisë është sinqeriteti;

çelësi i Xhenetit është Teuhidi;

çelësi i diturisë është forma e mirë e pyetjes dhe dëgjimi;

çelësi i ndihmës dhe triumfit është durimi kurse falenderimi është çelësi i shtimit;

çelësi që të të duan të tjerët është të duash dhe të jesh prej atyre që bëjnë dhikër;

çelësi i shpëtimit është devotshmëria;

çelësi i suksesit eshte frika dhe shpresa;

kurse duaja është çelësi i përgjigjes;

çelësi i shpresës për në Ahiret është lënia e dynjasë dhe mos preokupimi me të (Zuhd);

çelësi i Imanit është meditimi dhe thellimi në atë që ka kërkuar Allahu për njerëzit e tij;

çelësi i hyrjes për tek Allahu është kur zemra e pranon Islamin dhe e mbron atë e tregohet e sinqertë ndaj tij (Islamit) në dashuri, urrejtje, në veprime dhe ndalime;

kurse çelësi i jetës së zemrës eshtë meditimi në Kur’an, përulja para agimit me adhurim dhe lënia e gjynaheve;

kurse çelësi i arritjes së mëshirës është adhurimi i Allahut sikur e shikon Atë, por edhe pse ti s’e shikon Atë, Ai të shikon ty, pra me Ihsan dhe duke u bërë i dobishëm tek njerëzit e Tij;

kurse çelësi i rrizkut është vazhdimësia në istigfar (kërkimi i faljes) dhe në devotshmëri;

kurse çelësi i krenarisë është bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij;

kurse çelësi i përgatitjes për në Ahiret është të mos rrish vetëm me shpresë;

e çelësi i çdo të mire është dashuria për Allahun dhe për Ahiretin;

kurse çelësi i çdo të keqeje është të duash vetëm dunjanë dhe të jetosh vetem me shpresë.

Autor: Ibn Kajjim el-Xheuzie
Burimi “Hadiul-Eruah ila Biladil-Efrah”, fq.65-66,

Read Previous

Si të korigjosh të kaluarën tënde?

Read Next

Kush e thotë këtë dua katër herë, Allahu do ta shpëtojë atë