Forma e namazit të Bajramit
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Në rekatin e parë thuhen gjashtë tekbire pa llogaritur tekbirin fillestar, ndërsa në rekatin e dytë thuhen pesë tekbire. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16
Gjykimi për atë që nuk i thotë tekbiret
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Namazi i tij është i saktë nëse mjaftohet vetëm me tekbirin e ihramit, sepse tekbiret –mbi tekbirin e ihramit- shtesë janë sunet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16
Cfarë thuhet midis tekbireve në namazin e Bajramit?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Nuk ka ndonjë gjë të caktuar, por personi falënderon Allahun e lavdëron Atë dhe dërgon salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në çdo formë që dëshiron. E nëse e lë, kjo nuk përbën probem sepse është diçka e pëlqyeshme.”Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16
Lexhneh ed-daimeh: I lejohet të falënderoj Allahun, të thotë “SubhanAllah”, “Allahu Ekber” dhe të dërgojë salavate për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem midis çdo dy tekbireve. “Lexhneh ed-daimeh” vëll. 8
Hutbja para namazit
Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Mbajtja e hutbes së Bajramit para namazit konsiderohet risi, të cilën e kanë urryer sahabët radijAllahu anhuma. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16
Sa hutbe ka për namazin e Bajramit?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Suneti është që hutbja e Bajramit të jetë një, e nëse imami e ndan në dy pjesë, kjo nuk përbën problem. “mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16
A fillon hutbja e Bajramit me istigfar apo me tekbir?
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Përsa i përket istigfarit, hutbja e Bajramit nuk fillon me të. Nuk di ndonjë që ta ketë thënë një gjë të tillë. Ndërsa të fillohet me falënderim të Allahut apo me tekbir, dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Prej tyre ka që thonë: Fillon me tekbir. Të tjerët thonë: Fillon me falënderim të Allahut. Në lidhje me këtë ka hapësirë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16
Shejh Abdurrahman es-Sadij (Allahu e mëshiroftë!): Dijetarët kanë mendime të ndryshme përsa i përket namazit të bajramit. Medh’hebi i imam Ahmedit thotë se ai është farz kifaje, ndërsa xhumhurët thonë se është farz ajn (obligim individual). Ky është një transmetim nga Ahmedi, fjala e dijetarit të Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) dhe një grupi prej sahabëve. Kjo është më e sakta. Bazuar në argumentet e shumta ku prej tyre -siç do vij më pas- është se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem urdhëroi të dalin (për në namazgja) gratë me menstruacione dhe ato që rrijnë mbyllur në dhomat e tyre (të rejat e pamartuara ende), të cilat nuk e kanë traditë (detyrë) të prezantojnë në namazet me xhemat.
Thuhet: Namazi i Bajramit është Sunet.
Edhe pse në mesin e dijetarëve ka kundërshtim përsa i përket gjykimit të namazit të Bajramit, ata janë të një mendimi se nëse njerëzit e një vendi e lënë atë (nuk e falin) imami i lufton ata.
Ai është si namazi i xhumasë vetëm se ndryshon në disa gjëra:
Prej tyre: Namazi i xhumasë falet (në xhami) në qytet (e fshatra), ndërsa namazi i Bajramit është e pëlqyeshme që të falet në namazgja. Madje ai nuk falet as në xhaminë profetike, sepse ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka falur në namazgja edhe pse ishte në Medine. Por nga kjo gjë përjashtohet Meka. Është e pëlqyeshme që namazi i Bajramit të falet në Xhaminë e Shenjtë.
Prej tyre: Për namazin e xhumasë thirret ezan (dhe ikamet), ndërsa namazi i Bajramit nuk ka ezan as ikamet.
Prej tyre: Imami ditën e xhuma i përshëndet besimtarët me selam kur ngjitet në minber dhe drejtohet nga ta, ndërsa në namazin e Bajramit një gjë e tillë nuk veprohet.
Prej tyre: Tekbiret shtesë dhe dhikri që bëhet mes saj (faljes se namazit) është Sunet në namazin e Bajramit, ndërsa në namazin e xhumasë nuk bëhet.
Prej tyre: Është e pëlqyeshme për atë që shkon në namazgja për faljen e namazit të Bajramit që të shkoj nga një rrugë e të kthehet nga një rrugë tjetër, ndërsa një gjë e tillë nuk veprohet në namazin e xhumasë.
Prej tyre: Koha e xhumasë fillon nga ngritja e diellit deri në hyrjen e kohës së ikindisë, ndërsa koha e namazit të Bajramit fillon nga ngritja e diellit deri para zevalit.
Prej tyre: Namazit i Bajramit kur i del koha (siç është rasti kur njerëzit e marrin me vonesë lajmin se sot është Bajram) mund të falet dhe ditën tjetër në të njëjtën formë, ndërsa namazi i xhumasë nuk mund të falet nëse i del koha. Por në vend të saj falet namazi i drekës.
Prej tyre: Dy hutbet e xhumasë janë shtyllë, ndërsa në namazin e Bajramit ato konsiderohen Sunet.
Prej tyre: Bashkimi (tubimi) për faljen e xhumasë është detyrë, ndërsa për namazin e Bajramit ka kundërshtim në mesin e dijetarëve (në bazë të asaj që a është farz ajn apo farz kifaje namazi Bajramit). Siç u përmend dhe më sipër.
Prej tyre: Urrehet që përsoni kur vjen për faljen e namazit të Bajramit të fal namaz vullnetar (nafile) para dhe pas tij në namazgja (ose xhami), ndërsa për namazin e xhumasë një gjë e tillë është e pëlqyeshme.
Prej tyre: Për namazin e Bajramit është e pëlqyeshme që gratë të marrin pjesë, ndërsa përsa i përket namazit të xhumasë prezantimi nga ana e grave është njësoj si namazet e tjera; nuk ndalohen të marrin pjesë, por shtëpitë e tyre janë më të mira për to.
Prej tyre: Dijetarët janë të një mendimi se hutbja e xhumasë hapet (fillon) duke falënderuar Allahutn e Lartmadhëruar. Ndërsa për hutben e namazit të Bajramit ata kanë mendime të ndryshme. Medh’hebi i imam Ahmedit thotë se ajo fillon me tekbire. Kjo është ajo që njerëzit veprojnë sot. Po ashtu prej tij transmetohet se hutbja e namazit të Bajramit fillon duke falënderuar Allahun e Lartmadhëruar. Këtë mendim ka zgjedhur dhe dijetari i Islamit Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë!). E kjo është e sakta.
Prej tyre: Hutbja e namazit të xhumasë është para namazit, ndërsa në namazin e Bajramit (hutbja) mbahet pas namazit. Prandaj dhe autori (Allahu e mëshiroftë!) ka përmendur hadithin që e transmeton Ibën Umeri radijAllahu anhuma: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Ebu Bekri dhe Umeri e falnin namazin e Bajramit para hutbes.”
Muslimanët që nga ajo kohë deri në kohën e sotme vazhdojnë të veprojnë në këtë formë -duke falur namazin e Bajramit para hutbes-. Derisa disa prijësa nga Beni Umejeh filluan të mbanin hutben para faljes së namazit të Bajramit. Veprim që e kritikoi ashpër sahabi i nderuar Ebu Seid radijAllahu anhuma. Prandaj nuk ka përmirësim për njerëzit vetëm se me pasimin e Sunetit në të gjitha situatat (gjendjet) e tyre. “Sherh Umdetil-Ahkam”
Prezantimi në hutben e Bajramit
Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëhsiroftë!): Prezantimi në hutben e Bajramit nuk është detyrë. Kush dëshiron qëndron dhe dëgjon e kush dëshiron largohet. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16
Hatibi a qëndron në këmbë gjatë hutbes?
Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!): Sunet në hutben e xhumasë dhe të Bajramit është që hatibi të qëndrojë në këmbë. “Mexhmu fetaua ue rasail” vëll. 16

Unejs Sheme