Cdo gje qe duhet te dish rreth 10 diteve te Dhulhixhes

0
206

Ne sahihun e Muslimit Umu Selemeh percjell se Pejgamberi alejhis-salatu ues-selam thote:
” Kur ta shihni Henen e re te muajit Dhul Hixheh dhe dikush prej jush do te bej kurban, le te mos heqë nga floket, qimet e trupit dhe nga thojnte”.

– Ne nje rivajet tjeter: ” …Mos te marre nga floket dhe qimet e as nga thojnte derisa te bej kurbanin”.

– Kjo ndalesë eshte per ate qe ka bere nijet te bej kurban, nese e therr me doren e tij, ose autorizon diken qe ta therre.
Ndersa pjestaret e familjes nuk e kan per detyre kete ndalese edhe pse marrin pjese ne shperblimin e kurbanit.
Komisioni i perhershem i dijetareve.

Nese dikush qe do beje kurban e ka thyer kete rregull cfar gjykimi ka?

– Ne rradhe te pare kurbani eshte i rregullt.
Se dyti ky person te pendohet, te kerkoj falje dhe nuk detyrohet per te demshperblim.
Iben Kudameh/El Mugni.

Dikush pyet: Si ka mundesi qe vet kurbani eshte sunet, ndersa prerja e thonjve dhe flokeve eshte haram?

Themi qe ska ndonje problem, njesoj si dikush qe do te fal nafile, ai e ka haram te falet pa abdes.

10 ditet e muajit Dhul Hixheh jane ditet më me vlere tek Allahu.

– Allahu eshte betuar ne keto dite ne fillimin e sures El Fexhr.

– Ne sahihun e Buhariut Abdullah iben Abasi percjell se Profeti alejhis-salatu ues-selam thote: ” Nuk ka dite ne te cilat veprat e mira jane me te dashura tek Allahu sesa dhjete ditet e Dhul Hixhes…”.

Çdo veper e mire ne kto dite shumfishohet shperblimi i saj tek Allahu.

– Veprat me te mira jane obligimet, si namazi ne kohen e tij duke e falur me xhemat ne xhami.

– Prej veprave te pelqyera eshte namazi vullnetare, agjerimi(sidomos diten e Arafatit. Profeti alejhis-salatu ues-selam thote per vleren e agjerimit te dites se Arafatit: ” Agjerimi i dites Arafatit shpresoj tek Allahu t’i shlyejë mëkatet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen”. (Sahih Muslim), dhenja e sadakase, dhikri etj.

Eduart Shtrezi