Besimtari dhe mëkati

0
525

• Shenjë e besimit është që kur njeriu të ketë vepruar një mëkat të ndihet keq, se ka bërë diçka të madhe, se ka shkelur një urdhër të Allahut dhe është treguar i pabindur ndaj Tij.

Te paret tane kanë thënë: “Mos shiko madhësinë e mëkatit, por shiko se kujt i ke bërë mëkat.” Pra, Allahut, Atij që ka krijuar qiejt dhe tokën, të ka krijuar ty, të jep vazhdimisht, të ushqen, kujdeset për ty etj. Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Kë e bën të ndihet keq mëkati i tij dhe e bën të ndihet mirë vepra e tij e mirë, ai është besimtar.”

Ibn Mesudi ka thënë: “Kur besimtari bën një mëkat i duket sikur një mal që i rri mbi kokë dhe pritet t’i rrëzohet nga çasti në çast.

Ndërsa kur munafiku bën mëkat i duket sikur një mizë që i kalon dhe e largon prej fytyrës.” Ajo nga e cila duhet pasur kujdes është që njeriu të mos e humbasë shpresën në mëshirën e Allahut, të mos thotë se Allahu nuk e fal atë. Allahu fal çdo gjynah që bën, qoftë dhe shirkun, nëse njeriu pendohet. Mirëpo, ai duhet të pendohet e të kthehet tek Ai.

Hoxhë Petrit Perçuku