Besimi në një Zot eshte mirësia më e madhe për një jetë të qetë dhe të lumtur

0
557

Allahu thotë:“Asnjë fatkeqësi nuk ndodh në tokë apo në vetët tuaja pa qenë e shënuar në Regjistrin para se Ne ta realizojmë. Vërtet kjo është e lehtë për Allahun. Kjo me qëllim që të mos dëshpëroheni për atë që ju ikën dhe të mos ngazëlleheni për atë që Ai ju jep. Dhe Allahu nuk e do asnjë mburracak që lëvdohet.” (elHadid, 23)

Herbert Benson, MD, një bashkëthemelues i Institutit Benson-Henry për
Mjekësi Mendore e Trupore thotë: “Besimi në Zot është mjeti më i mirë
parandalues për stresin dhe sistemin e shëndoshë të imunitetit. Besimi se një krijese kontrollon gjithçka qetëson mendjen.”

Siguria për të cilën ai flet – kur personi beson se vetëm një dorë kontrollon gjithçka – është saktësisht mënyra sesi pejgamberi Muhamed përkufizoi fatin: “… të besosh në paracaktimin, të mirën e të keqen e tij (Dmth krejt ndodh me lejen e Allahut).”

Pa këtë besim, personi do të mbetet në ankthin e një mundësie dualizmi
(forca kozmike konkurruese). Kjo, sipas radhës, do ta shkatërronte integritetin shpirtëror të personit, sepse, edhe nëse ata do ta adhuronte Zotin, prapëseprapë do të shqetësohej nga forcat e tjera konkurruese në univers.

Pra, me bindjen se gjithçka ndodh vetëm me vullnetin dhe caktimin e Tij dhe se Ai bën që gjërat të ndodhin në ekzistencë, rehatia e brendshme bëhet e arritshme.

Ngjashëm, Edward T. Creagan, MD, nga Mayo Clinic, një anëtar bordi në
Shoqatën Amerikane të semudnejve, përshkruan mjetin më të efektshëm kundër stresit si: “Pranimi se jeta nuk është e drejtë gjithmonë dhe njeriu i mirë nuk fiton çdo herë.” Me fjalë të tjera, besimi se çdo gjë është dhe do të jetë përherë në dorën e Zotit dhe Zoti bëri që jeta të ketë ngritjet dhe rëniet për një urtësi që vetëm Ai e di krejtësisht, janë dy burime të fuqishme që e bëjnë jetën të durueshme dhe të admirueshme.

Këto keshilla qenë mësuar vazhdimisht nga pejgamberi Muhamed alejhi selam dhe ndjekësit e tij vazhdojnë të gjejnë rehati në të, kur përballen me varfëri, frikë dhe sfida të tjera.

Dhe sikur (të mundoheni) t’i numëroni Mirësitë e Allahut, kurrë nuk do të ishit në gjendje t’i radhitni ato…” Nahl, 18.