Ebu Seid El Hudriji, radijaAllahu anhu, transmeton se pejgamberi alejhi selam ka thënë:
“Dynjaja është e ëmbël dhe e gjelbër.
Allahu ju ka bërë zëdhënës në të, që t’ju shikojë se si do të veproni.
Kini frikë dynjanë dhe gratë, sepse sprova e parë e bijve të Israelit ka qenë sprova e grave”.
Muslimi; 2742
Mësimet dhe porosit nga hadithi:
1. Muslimani nuk e urren dynjanë, por ai i ruhet të keqes së saj.
2. Muslimani e shfrytëzon atë si një mjet, për të fituar botën tjetër.
3. Njeriu është zëdhënës në tokë. Allahu e krijoi atë dhe e urdhëroi, që t’i bindet Atij.
4. Kujdesi që duhet patur nga sprova e grave, sepse ajo është një sprovë shkatërruese.
5. Kujdesi që duhet patur nga sprova e bashkëshortes, që të pengon nga përkushtimi ndaj Allahut.
6. Obligimi i dhënies së këshillës dhe orientimit të saj në rrugën e drejtë.
7. Nganjëherë bashkëshortja është pengesë mes teje dhe Allahut apo edhe kundërta.
8. Muslimani dynjanë e llogaritë si mjetë për ta fituar ahiretin.
9. Dhënia pas dynjasë e bën njeriun ta harrojë ahiretin.
10. Dynjaja është kalimtare dhe mashtruese.
11. Dhënia pas epshit shpie në lajthitje dhe në zjarr.
12. Moskontrollimi i shikimit dhe epshit shkakton kaos në jetën e besimtarit.
Hoxhë Suad Shabani